• |
ide | kryesore

Kanye West blen aplikacionin “Parler”

-Instant, F1, Stil



Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin “Parler” i cili u ndalua nga Apple dhe Google.

“Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurohemi që kemi të drejtën të shprehemi lirisht”, tha West.

“Kjo marrëveshje do të ndryshojë botën dhe do të ndryshojë mënyrën se si bota mendon për lirinë e fjalës. Ye po bën një lëvizje në hapësirën e medias së fjalës së lirë. Ai nuk do të frikësohet kurrë se do të hiqet përsëri nga mediat sociale. Edhe një herë, Ye dëshmon se ai është një hap përpara narrativës së trashëgimisë mediatike”, tha  gjithashtu George Farmer, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Parler, Parlement Technologies.Parler nuk ka bërë të ditur se për sa do ta blejë zoti West platformën apo nëse priten ndonjë ndryshim të politikës.

Aplikacioni  u ndalua më parë për shkak të kërcënimeve të dhunshme politike.

“Ne kemi marrë ankesa të shumta në lidhje me përmbajtjen e pakëndshme në shërbimin tuaj “Parler”. Akuza se aplikacioni Parler është përdorur për të planifikuar, koordinuar dhe lehtësuar aktivitetet e paligjshme” ,i tha Apple kompanisë në një email të dërguar në janar 2021. “Aplikacioni gjithashtu duket se vazhdon të përdoret për të planifikuar aktivitete të mëtejshme të paligjshme dhe të rrezikshme.

Që atëherë Parler ndryshoi politikat e saj  për t’u pajtuar me politikat e gjigantëve të teknologjisë.. Tani është i disponueshëm në të dyja platformat./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *