• |
ide | kryesore

Rama-rektorëve: Problem qasja e kufizuar në sistemin europian të arsimit të lartë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jo publike. Teksa foli për rankimin e universiteteve shqiptare, Rama u shpreh se problem ishte qasja e kufizuar në sistemin e institucioneve të arsimit të lartë të BE.

Ai u shpreh se kjo vjen si rezultat i faktit që Shqipëria nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Rama: Me të gjithë rektorët e universitetve për të diskutuar mbi një problematikë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me rankimin e universitetve tona dhe nga ana tjetër një vlerësim të plotë të gjithë kritereve të ligjshmërisë kur jemi në një fazë që do ta quaja e ndërmjetme pas reformës së arsimit të lartë, fillimittë zbatimit të saj dhe në funksion të thellimit të kësaj reforme. Jo më në aspektin ligjor por atë të modernizimit.

Para se të them ca fjalë më shumë, dua t’ju bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e Pragës, të atij që është pagëzuar si Komiteti i ri politik Europian, unë e kam ngritur temën e universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE për t’u trajtuar dhe për t’u adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE. Ne kemi si vende kandidate, një akses tëpjesshëm në sistemin europian të arsimit të lartë. Këtë ju e dini më mirë. Ndërkohë që universitetet e vendeve të BE-së, me aksesin e plotë, kanë mundësinë e krijimit të menjëhershëm të financimeve ekstra për sinergjitë që krijojnë. Gjë që për ne sot është e pamundur për shkak se nuk jemi anëtarë të BE.

Ne kemi çelur një proces të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe unë dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa shumë inkurajues. Ashtu siç dua t’i falenderoj për faktin që ka shtysë domethënëse për fondet europiane për atë pjesë tësistemit që mund ta aksesojmë që sot.

Universiteti i Tiranës e ka rritur numrin e përfituese për fondet europiane nga më pak s e 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues. Kjo do të thotë pak më shumë se gjysma e pedagogëve. Kjo është dicka e jashtëzakonshme po të marrim parasysh kohën e shkurtër në të cilën ka ndodhur. Ky është impakt i lidershipit të UT dhe i qasjes së re. Kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme.

Unë e sjell në shembull këtu në funksion të asaj që thashë pak më parë, treguesi është shumë i qartë. Ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete sesa ka qenë e mundur të lexohet në sytë e opinionit publik si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një nga efektet më tërëndësishme të reformës dhetë këaj qasje të re dhe nxitjes për ndërkombëtarizim. Ne nuk kemi të ardhme tjetër përvec krijimit të sinergjive dhe celjes së dyerve të universiteteve europiane përmes universiteteve tona.

Ndërkohë sot pedagogët e universiteteve shqiptare janë në ditën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre për rritjen e pagave në nivelin prtej 50%.



25 Comments

  1. Eshte shume e vertete qe shqiperia nqaqe nuk eshte bere akoma pjese e bashkimit europian nuk ka fonde nga BE per sektorin e arsimit sic kane shtetet e tjera

  2. Sistemi europian ne arsim ka nje ndryshim shume te madh me kete ne Shqiperi prandaj dhe petagoget duhet ti kuptojne kushtet qe ka Shqiperia dhe nuk duhet te bejne krahasime me vendet jashte te cilat mbeshteten nga BE

  3. Si nuk u vjen zor njeher studentet vin nga rrethet harxhojne lek ndersa keta nuk u bejn mesim por dalin neper protesta

  4. N.q.s komentuesit e mësipërm që komentojnë kundër pedagogëve dhe pro qeverisë e bëjnë nga halli se janë të detyruar ky është një problem i vogël por n.q.s ashtu mendojnë atëherë ky është një problem shumë i madh.

  5. Për të gjithë patronazhistët e më sipërm, së pari shkoni në shkollë që të mësoni, të paktën si të shkruani, dhe më pas kritikoni pedagogët sipas urdhërit të dylberkryeministrit.

  6. Mendoj se duhet te ket me shume unifikime te programeve mesimore mes atyre shqiptare dhe europiane qe te kemi gati te njejtin standard arsimimi

  7. Mendoj qe demi me i madh po i shkaktohet studenteve qe po ngelin mbrapa me procesin arsimor vetem prej pedagogve

  8. Duhet te behet edhe shume pune qe te arrijme standardin europian po te plten po punohet jo ta lejm sic ishte ne koh te saliut me diploma kristali

  9. Kur te ndalojne keto fabrika te mbledhjes se lekeve ne sezon provimesh atehere do kete finacim nga Be dhe nga qeveria per pedagoget

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *