• |
ide | kryesore

Cardi B në telashe ligjore për albumin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B është paditur së fundmi së fundmi për të drejtat e autorit. Një burrë i quajtur Kevin Brophy, u shpreh se  një tatuazh që ai kishte u përdor pa pëlqimin e tij në kopertinën e albumit të saj.

Sipas Billboard, një dizajner grafik i quajtur Timm Gooden mbivendosi tatuazhin dallues,  një tigri dhe gjarpri  në shpinën e modelit në foto.Tatuazhi  i përkiste Brophy, i cili po kërkon 5 milionë dollarë pasi tha se Cardi B e shfrytëzoi përdorimin e tij në një mënyrë ‘turpëruese dhe  seksuale.’

Ekipi ligjor i Brophy tha: “Atij i është dashur të përballet me komente, pyetje dhe tallje nga anëtarët e komunitetit dhe familja. Puna dhe jeta e tij profesionale është dëmtuar. Përveç Cardi B,  janë pafitur edhe kompania e saj Washpoppin Inc. dhe kompania e ish-menaxherit të saj KSR Group.

Ekipi ligjor i reperes i ka kërkuar gjykatës ta hedhë poshtë cështjen. Sipas tyre kopertina e albumit është nën mbrojtjen e Amendamentit të Parë. Ata u shprehën se në të u përdor vetëm një pjesë e vogël e tattos.

Brophy është ndër dëshmitarët që janë planifikuar të marrin pjesë në gjyq. Gruaja e tij dhe artisti që i ka bërë tattoo thuhet se do të dëshmojnë gjithashtu./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *