• |
ide | kryesore

Debate në Kuvend/ Berisha: Energjia elektrike është kthyer në mallkim për shqiptarët

-Instant, Lajme, Të fundit
qese



Seanca plenare e nisur me diskutime mes mazhorancës dhe opozitës, është agravuar kur në foltore ka folur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Kreu i demokratëve ka akuzuar mazhorancën se po vjedh përmes energjisë elektrike.

““Një pasuri kombëtare është kthyer në një mallkim për popullin shqiptar. Fakti është që 6 mujori i parë është 54% e vendit është prodhuar nga hecet, 2021 Shqipëria prodhoi 9 tw energji, kur konsumonte vetëm 7. Biznesi shqiptar paguan tarifat më të larta. Si asnjë vend tjetër, sa hap e mbyll sytë fap e fap, shpallet konkursi dhe ju vidhni dhe vetëm vidhni. Ju keni instaluar një sistem të tmerrshëm vjedhjeje.

Ka urdhëruar që pallateve të vjetra që nuk kanë ashensor, që kanë gjithsej 5 llamba që konsumojnë 40 kw/h ju i faturoni 600 kë/ h pallatit vjedhjen tuaj dhe thoni se i ulëm humbjet, se gropë e zezë humbjet jeni ju si qeveri që nuk paguani tarifat dhe jo një apo dy por 200 mln euro para të dhëna nga taksa paguesit ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për shqiptarët?”, tha Berisha.

Teksa kreu i PD-së ishte para foltores, deputetët socialistë kanë kërkuar t’i ndërpritet fjala. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Berishës.

“Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time, kjo s’bëhet kështu. Të kanë zgjedhë kryetare parlamenti, të të respektojnë kështu, ai bëhet kryetar parlamenti, nëse se bën dot ti detyrën të të shkarkojnë, po sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.



18 Comments

  1. O Sali kriza energjetike eshte nje gje qe po ndodh ne gjithe boten ndaj ne si qytetare duhet ta perballojme me se mire dhe te presim qe cdo gje te kthehet ne normalitet sa me shpejt

  2. Sa vite pas ka ngel ky popull duke konsumuar budellalleqet e saliut…..jo se jane me te mire socialistet….Gjynaf per ket popull….u shterua edhe besimi ne zot me keta monstra!!!!

  3. Flet ky plak i ngordhur kur ne muaj harxhon 8000 kw energji neper vilat e tij qe thote jane te femijve une kam vetem nje ap 240 meter katror

  4. Mallkimi me i madh per shqipetaret ke qen ti more ordiner mor legen mor hadjut qe vetem mbarapsh e cove kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *