• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Shqiptarët, notë negative SPAK-ut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.

7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Reforma në Drejtësi në këto 5 vite, ia ka dalë të fitojë besimin e socialistëve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për demokratët. Të pyetur për ecurinë e kësaj reforme në këto 5 vite, tek ata që mendojnë se drejtësia ka ecur mirë, mbizotërojnë ata që janë votues të PS-së me 55.4%, ndërsa votuesit e së djathtës zënë vetëm 8.2%.

Por demokratët mbizotërojnë tek ata që mendojnë se drejtësia 5 vitet e fundit ka ecur keq me 65.9%, ndërsa socialistët zënë 7.2% në këtë kategori. Reforma në drejtësi ka arritur të sigurojë besimin e socialistëve. Por jo të demokratëve të cilët besojnë se drejtësia edhe në 5 vitet e ardhshme do të vijojë të jetë e munguar.

Tek ata që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme drejtësia do të ecë keq, janë 62% votues të PD-së dhe vetëm 6.1% votues të PS-së. Ndëkohë tek ata që besojnë në ecurinë e Refomës në Drejtësi, 63.5% e zënë votuesit e PS-së dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së.

Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania



9 Comments

  1. zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

    Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha.

  2. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.

  3. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

  4. Balliu junior, babai i të cilit, përveçse gazetar i “Zërit të Popullit”, ka qenë mik i ngushtë i Ramiz Alisë dhe thuhet se ka qenë edhe spiun i Sigurimit.

  5. Çoç na thate . Drejtesia eshte e drejte aq sa eshte i drejte draperi . Biles do thoja se ishte me e drejte me pare sesa tani . Te pakten athere peritoje me me pak para nje padrejtesi . Ndersa tani padrejtesia perfiton por me nje shume marramendese . Gjobevenesa ishin supergjobevenesa jane . Te qifsha SPAK-un

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *