• |
ide | kryesore

Tentuan të korruptonin policinë rrugore, ndëshkohen 11 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



11 persona janë ndëshkuar në Tiranë. Ata kanë tentuar të korruptonin policinë duke i dhënë para për shmangien e gjobës. Pas ndalimit nga policia rrugore e Tiranës personat: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, tentuan të japin shuma të ndryshme parash.

Së bashku me këta të fundit numri i rasteve të mitëdhënies, të goditura gjatë këtij viti, ka shkuar në 161.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 11 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masave administrative.
Shkon në 161 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.



1 Comment

  1. tri dekadash me lojra politike “i hapim-s’i hapim” ligjërisht u shpreh me vullnet ligjor.

    Fatkeqësisht ky vullnet nuk u shpreh i plotë nga të gjithë ata që kishin mbajtur lart flamurin e antikomunizmit, por edhe në bashkëpunim nga bijtë e xhelatëve të djeshëm.

    Por politika kjo është. Vjen një moment dhe si një mallkim nga Zoti të çirret maska e hipokrizisë dhe të ngordhë në oborr kali i antikomunizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *