• |
ide | kryesore

Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për Lear Kurtin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Partia e Lirisë



Partia e Lirisë ka deklaruar se ditën e sotme do të jenë pjesëmmarrës në protestën e organizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti.

Silva Caka deklaroi se çdo qytetar duhet të jetë në këmbë ndërsa theksoi se protesta është reagimi më i vogël që mund të bëjë secili prej nesh.

Lexo më tej: Sërish protestë para ministrisë së Brendshme 

“Jemi në këtë komunikim për të risjellë edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve, ngjarjen makabre të vrasjes me dashje të 32 vjeçarit Lear Kurti, nga Policia e Shtetit.

Rasti i përsëritur, njësoj si në vrasjen e Klodian Rashës. U tentua të manipulohej, me qëllim denigrimin e figurës së të ndjerit. Por provat dhe faktet ulërijnë për implikimin e Policisë së Shtetit. Është e qartë që kemi të bëjmë me një polici shteti, e cila frymëzohet nga shkelja e ligjit, njësoj si drejtuesit e tyre, Ardi Veliu, Bledi Çuçi dhe Edi Rama. Deviza e Ministrit të Brendshëm “pa krim nuk ka zhvillim”, nuk janë fjalë të thëna rëndom në një intervistë televizive, por e vetmja mënyrë pune e kësaj qeverie.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të rënda gjatë shoqërimit të 32 vjeçarit Kurti. Ku, më e madhja dhe më çnjerëzorja mbetet shoqërimi në Komisariat. Edhe pse i shoqëruari kishte shfaqur probleme shëndetësore e duhej çuar menjëherë në spital.

Fotot ku i ndjeri shihet me pranga, i pajetë në krevatin e spitalit janë fytyra e kësaj qeverie. Gjithashtu është gjëja më makabër që mund të jetë parë ndonjëherë.

Çdo qytetar duhet të jetë në këmbë për të protestuar ndaj kriminelëve që kanë uzurpuar qeverisjen e vendit. Dhe protesta është legjitime dhe reagimi më i pakët që mund të bëhet ndaj kriminelëve në pushtet. Atyre që vrasin, dhunojnë, përdhunojnë dhe përpiqen të përdhosin edhe viktimat.

Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të të gjitha protestave kundër krimit. Krimit që po helmon në mënyrë të përditshme jetën dhe qetësinë e qytetarëve”, deklaroi ajo.



31 Comments

    1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të rënda gjatë shoqërimit të 32 vjeçarit Kurti, ku më e madhja dhe më çnjerëzorja mbetet shoqërimi në Komisariat edhe pse i shoqëruari kishte shfaqur probleme shëndetësore e duhej çuar menjëherë në spital.

    2. UNE TE JEM SI SALA DHE META DO TE PERGJIGJESHA KESHTU:

      VAZHDONI ME PSIKOPATIN DERI NE FUND PER TU BINDUR SE KUSH KA QENE

  1. Te gjithe ne shesh . Ku eshte rinia ? Ku jane Shqiptaret ?
    Ku jane nenat , baballaret , motrat dhe vellezerit ?
    Veproni sot se neser do jete nje nga ju viktima e radhes

  2. E vrau qafir ramovici, sic ka vrare plot te rinj fizikisht. Psikopati qe krruan koken e tije plot termet brenda.

  3. hahahahahahha o ju qifsha ropt me partine e lirise leshit hahahaha po ikni hani karin edi rames ikni se ai jua u gjen anen ju karat e mutit qe dilni proteste kot e me kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *