• |
ide | kryesore

SHBA-Koresë Veriore kërcënim nëse kryen test bërthamor

-Instant, Arkiva, Planet
luftës, berthamore,



Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse Koreja e Veriut kryen testin e shtatë bërthamor.

Uashingtoni dhe aleatët besojnë se Koreja e Veriut mund të rinisë testimin e bombave bërthamore. Veprim ky për herë të parë që nga viti 2017.

“Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”. Kështu tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun-dong.

Cho po fliste përkrah homologëve të tij nga Japonia dhe SHBA-ja. Së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm Takeo Mori, dhe zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

“Ne i bëjmë thirrje [Koresë së Veriut] që të përmbahet nga provokimet e mëtejme”, tha Sherman, duke shtuar se ky shtet bën veprime “të pamatura dhe jashtëzakonisht destabilizuese” për rajonin.

Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një që fluturoi mbi Japoni.

I zemëruar nga aktivitetet ushtarake të Koresë së Jugut, Phenjani reagoi. Javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij. Sulmet erdhën në shenjë paralajmërimi për fqinjin e tij në jug.

Në shtator, avionmbajtësi amerikan USS Ronald Reagan, dhe anije të tjera, mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat koreanojugore. Ato erdhën si përgjigje të testimeve të raketave balistike nga Veriu. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që një avionmbajtës amerikan u përfshi në stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut./REL/

Lexo më tej: Koreja e Veriut lëshon predha artilerie si paralajmërim për Jugun 



2 Comments

  1. Shume po kruhet ky Kimi. Ndoshta ka ardhur koha qe Korea e Jugut ta shkurtoj emrin e saj, e te sundoje gjithe Korene,pra ta cliroje dhe popullin e saj veriore nga diktatura pro kinezo ruse qe eshte ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *