• |
ide | kryesore

KED vlerëson 3 kandidaturat, Gent Ibrahimi drejt Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
BIRN



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka publikuar pikët për secilin kandidat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kështu, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, secilin kandidat ka marrë pikë si më poshtë:

Gent Ibrahimi 88.38 Pikë

Arta Vorpsi 88.22 Pikë

Arta Marku 82.66 Pikë

Tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do t’i dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit.

Aty do të përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.



6 Comments

  1. ata që duan hapjen e dosjeve nuk i ndan as ndasia politike, 86.4% e atyre që janë pro hapjes së dosjeve janë votues të së djathtës dhe 71% e tyre janë votues të së majtës.Nje nga juristet me te zote qe ka shqipria sot,ju shpellkare doni Gjin Gjonin

  2. Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtetë që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtetë dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.Xhin xhoni per shpellkaret e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *