• |
ide | kryesore

Duhet të paguajë faturat e lojtarëve dhe të ndihmojë edhe gratë e tyre: ja kriteret për punësimin e çuditshëm te Spurs

-Instant, Sport
Spurs



E pazakontë, por ndodh edhe kështu. Drejtuesit e Tottenham janë në kërkim të një asistenti që mund të ndihmojë lojtarët dhe stafin teknik për gjithcka. Njoftimi i Spurs është zyrtar dhe kandidati ideal duhet të jetë i aftë të kryejë shumë detyra në të njëjtën kohë. Duhet të dijë anglisht, por edhe gjuhë të tjera.

Klubi i Premier League është në kërkim të një punonjësi që mund t’i ndihmojë lojtarët të paguajnë faturat e tyre. Të blejnë ose marrin me qira makina, të gjejnë shtëpi dhe madje të hapin llogari bankare. Praktikisht duhet një punëtor që mund të ndihmojë edhe familjet e profesionistëve. Ai duhet, për shembull, edhe të ndihmojë gratë ose të dashurat e futbollistëve të orientohen nëpër parkingun e stadiumit në ditët e ndeshjeve.

Njoftimi është shumë i qartë dhe kushdo me karakteristikat e treguara mund të aplikojë: “Asistenti ndihmon lojtarët në menaxhimin e aspekteve të jetës së tyre personale. Pra pagesa e faturave, pagesat e hipotekës, dokumenteve të udhëtimit, apo operacioneve bankare. Duhet të ofrojë mbështetje në organizimin e marrjes me qira ose blerjes së automjeteve, kur kërkohet. Duhet të asistojë familjet e tyre gjatë ndeshjeve në shtëpi në ‘Player Family’ dhe ‘Guest Lounge’. Por duhet të ndihmojë gratë apo të dashurat e tyre në lëvizjen në parking. Si dhe të mbajë kontaktet me biletatarinë për problemet dhe ndryshimet në biletat falas të lojtarëve”.

KARAKTERISTIKAT E KËRKUARA

Këto janë vetëm disa nga detyrat që duhet të kryejë asistenti. Për më tepër, kandidatët duhet të dinë anglisht në mënyrë të përsosur. Por duhet të flasin të paktën një gjuhë tjetër të huaj si frëngjisht ose spanjisht. Pozicioni, specifikon më pas klubi, “do të çojë në orare të parregullta të punës duke përfshirë mbrëmjet, fundjavat dhe pushimet. Kështu që kërkohet një kandidat fleksibël”. Kandidati i përsosur “i kryen gjërat, plotëson standardet më të larta, merr përgjegjësi” dhe ka “respekt për privatësinë e lojtarëve”. Si dhe është “empatik dhe i dhembshur”. Kushdo që ka këto karakteristika dhe dëshiron të provojë një karrierë te Spurs mund të aplikojë në faqen e internetit të Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *