• |
ide | kryesore

Gjykata jep vendimin për 3 infermieret që keqtrajtuan të moshuarën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata



Gjykata ka lënë në burg për të paktën 30 ditë, 3 infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Azilin e Pejës. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për një kohëzgjatje prej 30 ditësh. Sipas komunikatës së Gjykatës në Pejë, “ekziston dyshimi i bazuar se ato kanë kryer veprën penale” për të cilën akuzohen.

Këto dyshime sipas gjykatës “mbështeten në provat që janë dorëzuar nga prokuroria”. Gjykata thotë se nëse vajzat lihen të lira “ekziston rreziku i ndikimit tek dëshmitarët të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale”.

Gjykata thotë se gjendja e të dëmtuarës është e rënduar dhe nuk ka dhënë edne dëshminë e saj. Në vendim thuhet se nëse infermieret lihen të lira “ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale”.

Në vendim thuhet se edhe “dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka marrë mesazhe kërcënuese” që dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose persona të shtyrë nga to.

“Gjykata vlerësoi edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit” – thuhet në vendimin e gjykatës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *