• |
ide | kryesore

Rama: Procesi i Berlinit e ka bashkuar rajonin, presim samitin në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Scholz, kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për mikëpritjen ndaj tij dhe për fjalët e bukura të Von der Leyen. Ai tha se marrëveshjet e nënshkruara sot janë një tregues i rëndësishëm për partneritetin dhe rrugën  drejt integrimit në BE.

Rama:

Merkel ka të drejtë se nëse sot kemi një rajon të bashkuar në një moment shumë të vështirë, sekreti është procesi i Berlinit. Të ulim varësinë nga karburantet fosile të Rusisë. Dua të falenderoj kancelarin Scholz për mikërpritjen e shkëlqyer, bukën gjermane dhe mirëbesoi samitin e ardhshëm në Tiranë.

Shpresoj fort se ajo që u diskutua sot, do të shoh ecuri në samitin tjetër nisur nnga kriza energjitike ku ne e ndjejmë se nuk jemi lënë mënjanë, sepse pak më parë Von der Leyen u shpreh me fjalë të bukura solidariteti dhe jo vetëm, por edhe mbështetje financiare. Shpresojmë që të shohim ecuri në sferën digjitale sepse këto ishin 3 shtyllat kryesore të këtij procesi, energjia, ndërlidhja dhe pjesa digjitale. Ne e kemi ngritur sërish çështjen për integrim sa më të shpejtë në BE. Sot patëm nënshkrime të rëndësishme që i kishim në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.



12 Comments

  1. Po ti she kunder ketij procesi dhe promovoje Ballkanin e hapur apo si Shvejku cme duhet mua ca them une. Jemi ne pritje te brigades se bojaxhinjve mavi per te ngjyrosur me ngjyrat e Ylberit brigadierin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *