• |
ide | kryesore

Zhvarroset një kufomë në Elbasan, dyshohet se i përket ‘Renit të Elbasanit’

-Instant, Lajme, Të fundit
renato hamza, reni i elbasanit



Policia e Elbasanit ka zhvarrosur disa eshtra që mendohet se i përkasin këngëtari të njohur të tallavasë Renato Hamza, ose siç njihej ndryshe ‘Reni i Elbasanit’. Mësohet se zhvarrosja është bërë të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Eshtrat janë gjetur në një zonë të Librazhdit. Ato do të krahasohen me nënën e Renatos për konfirmim.

Fati i këngëtarit të tallavasë mbetet prej tetë vitesh një mister. Ai është parë herë të fundit në qershor të 2014-s. Një nga pistat kryesore të policisë është se ai mund të jetë vrarë nga eksponentë të bandave kriminale që veprojnë në Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *