• |
ide | kryesore

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Bllakos, Apeli i GJKKO vendos më 9 nëntor

Lajme, Të fundit
Bllako



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rikthimin në qeli të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, Apeli ka vendosur të shqyrtojë më datë 9 nëntor ankimimin e SPAK. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin.

Më 6 tetor, ish deputeti i PS, Alqi Bllako që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, u lirua nga qelia pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.  Ai fitoi lirinë me argumentet se gjendja familjare është e rënduar.  Por për SPAK, këto nuk janë argumente ligjore dhe janë të pamjaftueshme për të ndryshuar masën e sigurimit. Sipas prokurorisë është e nevojshme të vijojë për të mos cenuar hetimin dhe rrezikuar largimin e ish-deputetit socialist.



7 Comments

    1. Gjyna ta kthejne ne qeli per ca miliona euro qe vodhi ka ne burg plot qe per 10 mije leke te vjetra qe Kane vjedhur jane denuar 1-2 vjet kurse ky le te dali qe te kete mundesi edhe ti shpenzoje sa turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *