• |
ide | kryesore

Berisha: Dera është e hapur, ftoj të rinjtë të garojnë sa më shumë në primare

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët deklaroi se PD-ja ka hapur dyert. Kryedemokrati tha se pret sa më shumë të rinj të garojnë në primare.

Berisha garantoi se do të ketë një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë dhe më të madh. Duhet të theksoj me këtë rast, PD është parti e rithemeluar. Rithemelimi i saj është vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare, në të cilat kanë vendosur të garojnë. Ju ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ndërkohë një seri departamentesh po krijohen. Një seri intelektualësh të rinj të fuqishëm kanë marrë drejtimin apo janë anëtarësuar në këto departamente. Ju garantoj se do keni një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare”-tha Berisha.



9 Comments

    1. Ku jane fugshpuarit? A ka fugshqyer ketu apo jo?!

      Fugsgrisur komente shpejt.

      Se mos harroni eeee, fajin e ka saliu!

  1. Berisha eshte e ardhmja jon.

    Te kthehemi mbas, qe te ecim para.

    E ardhmja eshte e shkuara.

    Te afrohen sa me shume te rinj ne parti, por partin duhet ta drejtojn gjyshat.

    Lume si ne, qe mendoni vetem per ne.

    1. Lapsi media e pavarur mos i fshini komentet njelloj si salihu ne fcb e tij.kalaja do vendos tritol njelloj si salihu qe i vuri shqiperise tritolin

  2. Po si nuk e pyeti dikush.
    A ja thyem dhembet blinkenit, me ate gjyqin ne paris.
    Na thuaj o Sali, se jemi ne merak.

  3. KUR E HAP DEREN KY KOMUNISTI I PANDREQSHEM, ESHTE SI TI HAPESH GROPEN VETES…… KOMUNISTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT I NDYRE

  4. Pse nuk i besoni ketij njeriu te ri. Dhe i pa perlyer me politik.
    Qelibari shqiptar ka nje emer.
    Sali Berisha.

    1. Saliu keshtu edi rama ashtu,…..po aktori i trete se permend kush,…që ështe populli,..vetem osmon gazepi ish gjenerali mbretit zog e ka cilsuar popullin si atë mikun .. arin .., sa me shume ta ferkosh aq me shume ngrifet dhe skuqet,……bashkë me kokministrat e vetë

  5. Ore edhe te vjeter le te vijne se mjafton ti sa per 1000 te rinje.

    Nje politikan i fresket, i paperlyer, i virgjer fare… pra me dy fjale: Spiuni Penicilina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *