• |
ide | kryesore

I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet 37-vjeçari shqiptar nga Greqia

Lajme, Të fundit
azil, britania, BE



Një 37-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Mësohet se është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç. Brahimi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B. Po ashtu ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *