• |
ide | kryesore

Keanu Reeves reagon ndaj komentit të Matthew Perry

-Instant, Paparazzi, Slider
aktor



Keanu Reeves u befasua nga Matthew Perry pas përmendjes së tij në libër.

“Keanu mendoi se komentet ishin të papritura dhe jashtë kontekstit,” tha një burim për Us Weekly.“Gjithsesi, kjo ishte dicka e keqe për Matthew, prandaj ai duhej të kërkonte falje”, shtoi burimi.

Aktori i Friends i kërkoi falje Reeves pas kritikave.“Unë jam në fakt një fans i madh i Keanut. Thjesht zgjodha një emër të rastësishëm, gabimi im. Kërkoj falje”, tha ai për People. “Unë duhet të kisha përdorur emrin tim në vend të kësaj.”

Në libër, Perry detajon punën me mikun më të mirë të ndjerin, River Phoenix në filmin e vitit 1988 “Një natë në jetën e Jimmy Reardon”.

“Pse vdesin mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger, por Keanu Reeves ende ecën mes nesh?” shkruan Matthew.

“River ishte një njeri i bukur brenda dhe jashtë. Shumë i bukur për këtë botë,. Gjithmonë duket se janë djemtë me të vërtetë të talentuar që ndahen nga jeta.”

Perry dhe Reeves nuk patën kurrë një grindje publike, kështu që komentet e ashpra kthyen mendjen dhe madje çuan në spekulime se i pari kishte një obsesion të çuditshëm me të dytin.

Diku tjetër në kujtimet e tij bombë, Perry hyn në detaje rreth ngjarjes “gati fatale” në vitin 2018 , historia e tij e pafat e takimeve me personazhe të famshëm si Cameron Diaz, Julia Roberts dhe aktorja e “Friends”, Aniston, si dhe lufta e tij e gjatë me substancat narkotike./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *