• |
ide | kryesore

Billie Eilish dhe artisti bëjnë daljen e parë publike si çift

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish bëri paraqitjen e saj të parë me të dashurin e ri Jesse Rutherford në LACMA Art + Film.

Billie dhe këngëtari kryesor i The Neighborhood pozuan të  veshur me pizhame ngjyrë bezhë  dhe me një batanije gjigante Gucci gjatë ngjarjes se cila u mbajt në Muzeun e Qarkut të Los Anxhelos të shtunën.

Debutimi i tyre erdhi disa ditë pasi zyrtarizuan lidhjen në Instagram. Këngëtarja e “Bad Guy” shkoi në platformë më 1 nëntor për të ndarë foton e tyre të parë mes festimeve të saj të Halloween.  Në foto, Eilish ishte e veshur si një foshnjë , ndërsa Rutherford u shndërrua në një burrë të moshuar. Por, ata u kritikuan nga fansat për kostumet. “Nuk mund të besoj se Billie Eilish dhe Xhessi Rutherford nuk u veshën për Halloween”, shkroi një fans në Twitter, duke u tallur me diferencën 10-vjeçare të çiftit. “Billie është e rritur mjaftueshëm për të ditur sa e çuditshme dhe e frikshme është kjo,” shkroi një tjetër.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje në mes të tetorit kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Anxhelos. Artistja ka qenë më parë në lidhje me reperin Brandon “Q” Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce.  Ndërsa Jesse,në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *