• |
ide | kryesore

Gjermania: Të shqetësuar për atë që po ndodh në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjermania



Gjermania ka shprehur shqetësimin pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mund t’ju them se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin”, – tha të hënën Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.

“Apeli ynë urgjent për të dyja palët në konflikt është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani,” – shtoi ajo.

Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Prishtina thotë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetëruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

BE  dhe Gjermania ka kërkuar gjithashtu të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Tensioni në Veri/ Serbët bojkotojnë dhe kërkojnë “Zajednicën”

Rama flet për Kosovën si burokrat Brukseli: “Vetëpërmbajtje dhe dialog”

Rama reagon për reciprocitetin për targat/ Ka një këshillë për Kosovën dhe një për Serbinë

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *