• |
ide | kryesore

Deklarata e bujshme e Salman, ambasadori i Katar 2022: “Homoseksualiteti është dëm psikik”

-Instant, Sport
Ambasadori



Ambasadori i Kupës së Botës në Katar, Khalid Salman, e përshkroi homoseksualitetin si “dëm psikik”. Deklarata e bujshme është bërë në një intervistë me stacionin televiziv gjerman Zdf. Një pjesë e intervistës është marrë nga disa media dhe nga vetë TV. Ajo në fakt do të transmetohet si pjesë e një dokumentari mbi ‘Katarin sekret’. “Gjatë Kupës së Botës do të vijnë shumë gjëra në vendin tonë. Le të flasim për homoseksualët – tha Salman, ambasadori ish-futbollist-. Më e rëndësishmja është kjo: të gjithë do të pranojnë që të vijnë në vendin tonë. Por do të duhet të pranojnë rregullat tona”. Në këndvështrimin e tij, homoseksualiteti “është dëm psikik”.

Ambasadori Khalid Salman tha gjithashtu se të qenit homoseksual është “haram”, ose e ndaluar në arabisht. E ai tha hapur se është një problem me fëmijët që shohin persona homoseksualë. Intervista është ndërprerë menjëherë nga zëdhënësi i komitetit organizativ të Botërorit.

Lexo më tej: Danimarka me të zeza për punëtorët: “Katar 2022 i ka kushtuar jetën mijëra personave”

Rreth 1.2 milionë vizitorë ndërkombëtarë priten në Katar për turneun. Botërori, në fakt, është përballur me kritika dhe skepticizëm që nga përzgjedhja e emiratit si pritës nga FIFA në dhjetor 2010. Shqetësime ka edhe për trajtimin e homoseksualëve që jetojnë në vend. Ato janë shprehur prej kohësh nga turistët LGBTQ, që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *