• |
ide | kryesore

Britney Spears, kundër dokumentarëve për jetën e saj: Mashtrime

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka komentuar së fundmi dokumentarët që janë bërë për jetën e saj.

“Dua të falënderoj njerëzit kryesorë që bënë të gjithë dokumentarët për të ndihmuar në lirimin e tim!!! E kam fjalën për filmimet ‘klasike’,” e hapi Spears mesazhin e saj të gjatë me sarkazëm. “Pjesa më e mirë për mua ishte kur asistentja ime e vjetër foli për mënyrën sesi kalova nëpër lagje duke shpërndarë kartëmonedha 100 dollarësh kur doli kënga ime e parë!!! Do të doja të hyja në kokën e njerëzve si babai im dhe ajo dhe të kuptoja pse njerëzit gënjejnë dhe shpikin gjëra të tilla !!!”

Ajo vazhdoi të thërriste ata që bënë “dokumentet më të kota që kam parë ndonjëherë në jetën time”.   “Unë jam një person . Nuk jam një robot apo një eksperiment shkencor siç më kanë analizuar . Unë jam një shpirt i çmuar. Kështu që për dokumentarët që janë bërë për mua, ata ishin plehra dhe asgjë më shumë se plehra… pikë!!!”

Britney vazhdoi të fliste më shumë për dëmtimin nervor me të cilin po luftonte. “Kohët e fundit kuptova se kur nuk marr oksigjen të mjaftueshëm në tru, ndjej dëmtim nervor në anën e djathtë të trupit”, shkroi ajo. “Duart e mia mpihen çdo natë kur shkoj për të fjetur… nuk është faji im… por është shumë e dhimbshme!!!”Këngëtarja pranoi se ajo ende nuk ka shkuar te një mjek për këtë, pasi ajo është “e tmerruar” pas disa nga përvojat e saj të së kaluarës. “Në ditët e sotme kur thjesht ndjej praninë e një personi ngrihem menjëherë dhe më duhet të marr frymë!!! Unë besoj se kur isha në atë vend mund të kem marrë një traumë të rëndë mendore”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/09/britney-spears-sulmon-aktoren-jam-ende-gjalle/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *