• |
ide | kryesore

Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Bylykbashi shton se marrëveshja është një mega-aferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike për interesa privatë. Po ashtu, deputeti ka theksuar se prapa kësaj megaafere është kryeministri Edi Rama, i cili nuk merr për bazë asnjë ligj shqiptar.

“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore. Pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj. Shkuarja tek dhënia me konçesone individësh e kompanish pa marrë parasysh fare ligjin shqiptar, këtë mund ta bëj vetëm një individ, Edi Rama. Ne e godasim këtë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese.”, tha Bylykbashi.

 



2 Comments

  1. Zbardhet sherri në Kuvend / “E ndërrove pjatën o b…q…? Kërma e satëme”; Rama-Leskajt: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *