• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Stamboll, konsullata tregon nëse ka shqiptarë të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
konsullata



Vjen reagimi i autoriteteve shqiptare për shpërthimin në Stamboll. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar. Ajo thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.

Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen aty për ta vizituar atë ose kanë të afërm në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit: +905396566219, +905461000014. Një reagim ka bërë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme” – shkruan Xhaçka.

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Autoritetet turke thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ka qenë mjaft i fortë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ajo “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *