• |
ide | kryesore

Chris Evans shfaqet për herë të parë në publik me aktoren

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Evans është shfaqur për herë të parë në publik me partneren e tij, aktoren Alba Baptista. Dyshja u panë duke shëtitur të kapur për dore në Central Park, New York.

Evans kishte veshur një maskë,një kapele bejsbolli, syze dielli, një cantë shpine dhe  një bluzë të errët me pantallona gri. Sa i përket Baptista-s, kishte veshur gjithashtu një maskë, syze dielli dhe çantë shpine së bashku me pantallona të kuqe dhenjë pulovër ngjyrë kremi .Në të njëjtën ditë që aktorët u panë në Big Apple, një burim konfirmoi për ET se kanë qenë në lidhje për më shumë se një vit. “Ata janë shumë të dashuruar dhe lidhja e tyre është serioze”, tha burimi. “Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij ,të gjithë e adhurojnë Alba.”

Në korrik, gjatë një interviste për Shondaland, Evans rrëfeu se ai “është i fokusuar në gjetjen e një partneri”. “Më pëlqen ajo që bëj. Është fantastike. Por,kjo industri është plot me xhepa dyshimi, hezitimi  për sa i përket përpjekjes për të gjetur dikë me të cilin ti mund të tregohesh vetvetja dhe të flasësh hapur”, shpjegoi ai. “Të gjesh dikë me të cilin dëshiron të kalosh jetën “./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *