• |
ide | kryesore

Kosova shpëton në shtesë: Rudhani ndaloi Armeninë, të vijë me moral të lartë në Tiranë

-Instant, F1, Sport
Rudhani



Një barazim i marrë në frymën e fundit për Kosovën e Alain Giresse. Dardanët e drejtuar nga francezi nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në miqësoren kundër Armenisë. Në fakt, dy herë në avantazh ishin miqtë, por fillimisht Kastrati me penallti e pastaj Rudhani penguan armenët të vijnë me moral të lartë në miqësoren e të shtunës kundër Shqipërisë.

Kosova, e rinovuar në emra e pa Muriqin në udhëheqje të sulmit, kishte kontrollin e lojës. Dardanët majde tentuan në disa raste të zgjidhnin takimin, por u ndëshkuan nga Shaghoyan në pjesën e parë. Sulmuesi i djathtë, pas një aksioni të shpejtë individual, mposhtur Bekaj. Portieri i Tiranës ishte titullar në këtë takim.

Lexo më tej: Video/ Kosova e nis me fitore Nations League, Giresse i pakënaqur: “Ndeshje shumë e komplikuar, bëmë disa gabime”

Giresse u mundua të ndryshonte dicka në mekanizmin e lojës dhe Kosova ishte në fakt më ofensive. Barazimi megjithatë erdhi vetëm pas akordimit të penalltisë. Lirim Kastrati nuk gaboi, duke i cuar shifrat në 1-1. Kosova sulmoi kokëulur në kërkim të fitores, por humbi ekuilibrin në kundërsulmin armen 8 minuta nga fundi. Hovhannisyan përfitoi nga hapësira dhe mposhti Bekajn për herë të dytë. Dardanët megjithatë nuk e humbën mendjen dhe barazuan në shtesë me mesfushorin Rudhani, që vulosi shifrat në 2-2 pas një goditje të devijuar para portës së mbrojtur nga Buchnev. Pas tre ditësh, Armenia do të udhëtojë nga Prishtina në Tiranë, për tu ndeshur me kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *