• |
ide | kryesore

Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës, të mikpresim liderët e BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkelje



Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet në 6 dhjetor.

Sipas Berishës, kjo datë është vendosur për të pritur liderët e BE-së. Pasi është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane. Para të gjithë botës.

“Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera.  Dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë. Betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme. Po përvetësohet nga klani Rama.

Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.

Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta.

Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre. Dhe, padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës. I cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.

Unë këtë propozim kisha sot.” 



19 Comments

  1. Njeriu me negativ i ketyre 31 viteve te fundit.
    E kam bindje te plot, qe mos te na kishte ren ky per pjes. Shqiperia do ishte te pakten 15 vjet perpara.
    Te dal dikush e te thote qe nuk eshte e vertet.

    1. BRAVO! TI BEHET E QARTE EVROPIT SE KUSH E VJEDH SHQIPERINE KETO 10 VITE DHE KUSH I MASHTRON ATA NE EMER TE STABILITETIT RAJONAL.

    2. Ti Sali Gerdeci nuke as një lloje lidhje me Shqiprine Evropjane a po me Perëndimore. Ti je Komunista Lindore islamike njësoje si Ed Rama dhe ilir Meta.🇺🇲🇪🇺🇦🇱

  2. Protest…. Per te mirkpritur lideret e be.
    Ka njeri te na i shpjegoj kete.
    Se mua ma hoqi petllen fare.

  3. ky rrot kari nga vucidoli nuk e kupton qe u be qesharak me keto pordhtesta qe mezi mbledh 8 mije vete te paguar Te gjithe katunare dhe maloke qe vijne ne Tirane per nje xhiro

  4. T’a shpjegoj une! Saliu gjykon se gjithë bota është në të njëjtin nivel mendor me ata që ndjekin si për ligësi ashtu edhe për deficncë malokun e Vicidolit.
    A ke dëgjuar deri më sot qoftë edhe një psikopat të vetëm në këtë botë të pranojë sëmundjen e tij?

  5. Ky po behet gallat me shume se Luli. Do ja kaloj dhe me meme, mbretit….. Lulzimit i biri politik i Saliut.

    1. Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon të birin pse merr para nga trafiku i drogës: Nuk duhet pranuar!

  6. Relike e komunizmit. Ky eshte fatkeqesia e Shqiperise. Shikoni deri ku shkon cinizmi.
    Do protestojme per te shprehur mikpritjen.
    Dhe mire e ben, per sa kohe i biri ka blere dhe nderton gjysmen e Tiranes, pa punuar asnje dite, dhe si hyn gjembe ne kembe.
    Mban peng nje komb te tere.

  7. I dashur Bace,

    une jam plotesisht nje mendje me PD per protesta masive kunder monizmit ne shqiperi deri ne arritjen e rivendosjes se pluralizmit ne vend, por mendoj se nuk duhet djegur Shqiperia per nje plesht si Rama.

    Robat e palara nuk lahen ne rruge por ne shtepi e jo direkt ne ate dite kur EU eshte prezent ne Tirane. Aty prodhohen momente qe konservohen per shekuj e qe do te shfrytezohen nga miqte e armiqte e vendit per nje kohe te gjate ne te ardhmen.

    Por natyrisht i perket PDSH dhe aleateve te saj te vendosin si do te vijojne me tej e sidoqofte une jam si gjithmone me PDSH. Urimet me te mira e suksese per planet tuaja per te ardhmen e afert e te sigurt ne te mire te popullit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *