• |
ide | kryesore

Grabisnin me dhunë qytetarët te Liqeni Artificial, dy efektivë të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial.

Burime zyrtare bënë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë. Kallëzim në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

 

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

 



5 Comments

  1. Policet e Cucit dhe Kryetar Mortjes grabisin shqiptaret me dhune ne mes te Tiranes!

    Motrat ku t’i keni o komuniste te felliqur racë skite e stepave aziatike!

  2. Ka ndonje polic qe nuk eshte hajdut apo ne sherbim te krimineleve? Tek e fundit cfare do bejne kur shohin se te njejten gje ben KM, minidtri, deputetet e shefat e tyre

  3. Eshte menyra e qenqeverisjes; Doçi tradhetar e hajdut, qeveris me devizen e hajdutit:- “Vidhni sa te doni e ç’far te doni” ka thene kelysheve te tije, por…po ju kapen mos vini te kerkoni strehe tek une. E ai qe kapet behet theror nga qenqeveria per te shpetuar te tjeret….E kjo shkon deri deri tek polici hajdut e immoral i ministrit Çuçka. (kuçka)

  4. Nuk ka dite qe te mos kemi ne kronika policine siç nuk e duam, trafikante droge, gjobaxhinj, vrases e bodigarde te mafiozeve, por edhe kriminele te familjareve te tyre e hajdute ordinere…

    Mesa duket kriteret e punesimit jane vete dy: te jesh votues apo patronazhist i PS dhe i zoti per te rrahur cdo kundershtar politik te Mavise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *