• |
ide | kryesore

Luis Enrique, kujton vajzën e tij Xana të ndarë nga jeta: “Është ditëlindja e saj, të puth e dashur”

-Instant, Sport
Xana



27 shtatori është dita e Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e veçantë. Më 29 gusht 2019, trajnerit të Spanjës iu desh t’i thoshte lamtumirë vajzës së tij Xana, e cila në atë kohë ishte vetëm 9 vjeçe. Xana u nda nga jeta e mundur nga një sëmundje e pashërueshme, osteosarkoma, një tumor kockor. Trajneri asturian ka dashur ta kujtojë të voglën me një Instagram Stories vërtet prekës: “Sot po luajmë vetëm kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xana që do të kishte mbushur 13 vjeç. Dashuri kudo që të jesh, shumë puthje. Kalofsh një ditë të mbarë, ne të duam”.

Lexo më tej: “Gjermani na ngjan, të bindur te fitorja”: Luis Enrique gati të eliminojë Panzerat nga Botërori

“Vajza jonë Xana humbi jetën sot pasdite në moshën 9-vjeçare pasi luftoi për pesë muaj intensiv kundër një osteosarkome”. Ky ishte njoftimi i Luis Enrique, që i tronditi të gjithë. Tekniku në atë periudhë kishte marrë pushim nga të gjitha angazhimet, përfshirë Furitë e Kuqe. Trajneri spanjoll ka edhe dy fëmijë të tjerë: Paco dhe Sira, kjo e fundit e fejuar me futbollistin e Barcelonës dhe të kombëtares iberike Ferran Torres.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *