• |
ide | kryesore

Shkrumbohet gjatë natës makina në Kamzë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën “Donald Trump” në Kamzë. Dyshohet se makina në pronësi të shtetasit D. M. me impiant gaz-benzinë është përfshirë nga zjarri për shkak të një defekti teknik në pjesën e motorit.
Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *