• |
ide | kryesore

Video / Katar 2022: Brazil-Zvicër 1-0, Casemiro dërgon Seleçao në 1/8-at

-Instant, Sport
Seleçao



Kampionati Botëror do ta shohë Brazilin në fazën e 1/8-at pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen e dytë të grupit G. Seleçao, pas suksesit debutues kundër Serbisë 2-0, u përsërit edhe kundër Zvicrës. Pas një pjese të parë të komplikuar verdhejeshilët fituan falë një perle nga Casemiro nga fundi i ndeshjes. Në minutën e 83-të, një goditje me të djathtën – e devijuar nga Akanji – theu rezistencën zvicerane të drejtuar nga Yakin. Skudra e Granit Xhakës u duk se hyri në fushë duke synuar barazimin dhe nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm. Kështu helvetët mbeten në kuotën e tri pikëve dhe ndeshje ne fudnit do ta luajnë me Serbinë.

PAK EMOCIONE

Pjesa e parë nuk ishte aq spektakolare sa mund të pritej. Ndoshta qëndrimi i dy skuadrave u kushtëzua nga barazimi (3-3) në ndeshjen e paradites Kamerun-Serbi. Por ndoshta edhe për shkak të një renditje që i lejonte verdhejeshilët dhe helvetët të buzëqeshnin edhe me barazim. Fakti mbetet që Seleçao e vendosur me 4-3-3 (dhe jo me 4-2-3-1 të debutimit) nuk emocionoi. Klasi i të dëmtuarit Neymar që mungoi, nuk u zëvendësua nga i talentuari Rodrygo, por nga një Fred pragmatist. Futja e mesfushorit të United dhe mospërdorimi i sulmuesit të Real e penguan skuadrën që që qarkullonte rrjedhshëm. Kështu, muri i Zvicrës qëndroi. Formacioni i Yakin e shndërronte 4-2-3-1 në fazën sulmuese në 4-5-1 falë sakrificës së të gjithë sulmuesve. I qartë synimi i helvetëve për të mos lënë hapësira mes linjave, por edhe thellësi sprinterëve kundërshtarë. Gjithsesi 45′ minuata e para regjistruan vetëm dy goditje për brazilianët dhe asnjë për zviceranët. Helvetët nuk arritën kurrë në gjuajtje falë gabimeve të shpeshta në pasimin e fundit.

CASEMIRO ZHBLLOKON REZULTATIN

Zvicra vazhdoi të luajë me zgjuarsi edhe në pjesën e dytë, ose të paktën e bëri deri në minutën e 64-ët. Një rinisje e papritur nga brazilianët, e favorizuar nga disa gabime në mesin e fushës dhe në mbrojtje të zviceranëve, e lejoi Casemiro të asistonte golin e Vinicius. Por VAR sinjalizoi offside të Richarlison, duke shpëtuar Xhakën dhe shokët e tij. Tite luajti sulmin me Gabriel Jesus dhe Antony për Richarlison dhe Raphinha. Por rezultati u zhbllokua nga një depërtim i Casemiro i cili finalizoi një asist magjik nga Rodrygo. Në këtë pikë Zvicrës nuk i mbeti asgjë për të mbrojtur dhe u hodh përpara, por ishte tepër vonë. Brazili tashmë po festonte fitoren e dytë në dy ndeshje. 1-0 dhe tri pikë të tjera pë Seleçao të vlefshme për kualifikimi në fazën e 1/8-ave.

Lexo më shumë: Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *