• |
ide | kryesore

Tifozët e Portugalisë, nuk e duan më në fushë Ronaldon: 70% e duan në pankinë me Zvicrën

-Instant, Sport
Ronaldon



Kohë të vështira për Cristiano Ronaldon. Edhe tifozët portugez i kthejnë shpinën CR7 dhe shpresojnë që ai të mos jetë titullar në 1/8 kundër Zvicrës. Kjo është ajo që del nga një sondazh i gazetës portugeze A Bola. Sipas tij 70% e përdoruesve nuk e konsiderojnë më atë të pazëvendësueshëm. Fernando Santos nuk i mungojnë alternativat në sulm, por praktikisht e ka të pamundur të heqë dorë nga futbollisti më i fortë portugez i të gjitha kohërave. Leao i Milan, André Silva i Leipzig apo Gonçalo Ramos i Benfica, duhet të presin ende mundësinë e tyre

Statistikat në Katar flasin vetë për Ronaldon. CR7 nuk arriti kurrë të bënte diferencën në krahasim me mënyrën se si janë mësuar tifozët portugez. Shifrat kundër Ganës, Uruguait dhe Koresë së Jugut janë modeste. Një gol me penallti, asnjë asist, dy krosime të bëra, shumë pak driblime. CR7 është futur mesatarisht në driblim vetëm tre për ndeshje dhe vetëm 50% e tyre kanë patur sukses.

Lexo më tej:“Ke një nxitim ka*i për të më zëvendësuar”. Ronaldo shpërthen ndaj Santos, tekniku habit: “Nuk e kishte me mua”

FUTBOLLI, ME MEMORJE TË SHKURTËR

Futbolli është një sport që e ka memorien të shkurtër dhe nuk bëhet zbritje as për një legjendë si Cristiano Ronaldo. Ai u bë lojtari i parë që shënon në 5 edicione të ndryshme të Kupës së Botës kundër Ganës. Janë 118 gola të shënuar në kombëtare, gjithashtu një rekord, por vitet ikin për të gjithë. Karta e identitetit nuk gënjen kurrë (37 vjeç) dhe tifozët shikojnë mbi të gjitha të tashmen, duke harruar të gjitha arritjet e bëra në të kaluarën. Por CR7 është një forcë e natyrës, kritikat nuk e prekin dhe ai e di në mënyrë perfekte se si t’i kthejë ato te dërguesi. E bën duke shënuar gola, gjëja që ai ka bërë më së miri për 20 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *