• |
ide | kryesore

Kishte vënë në dispozicion lokalin për prostitucion, arrestohet 43-vjeçarja në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Kjo pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte për ushtrimin e prostitucionit. Policia njoftin se shtetasja me inicialet Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një vajzë 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *