• |
ide | kryesore

Mediat ndërkombëtare/ Grushti që “plagosi” jehonën e samitit

-Instant, Kryesore



Akti i pashembullt i dhunës ditën e djeshme ndaj kryeministrit Sali Berisha, ka marrë vëmendjen jo vetëm të medias shqiptare, por edhe të asaj ndërkombëtare.

Të gjithë mediat më të rëndësishme e kanë pasqyruar atë që ka ndodhur, duke theksuar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, i cili e konsideroi ngjarjen një sulm të pastër politik, por edhe pretendimet e policisë, kryeministrit Rama, apo të vetë nënës së agresorit.

Washington Post, Bild, Der Spiegel, CBS, La Repubblica kanë shkruar rreth incidentit që mesa duket la në hije Samitin e Bashkimit Europian dhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Rrjeti televiziv amerikan CBS shkruajti për arsyen e protestës, motivet e incidentit, si dhe këndvështrimet e e zërave të ndryshëm rreth tij.

“Lideri 78-vjeçar i Partisë Demokratike të opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë të martën gjatë një proteste antiqeveritare në kryeqytetin e vendit. Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, po drejtonte protestuesit drejt një samiti të liderëve botërorë në Tiranë, kur një burrë shpërtheu papritur mes turmës dhe e goditi me grusht në fytyrë. Videoja e incidentit tregon se agrasori është ndaluar me shpejtësi dhe më pas është rrahur. Berisha është fotografuar menjëherë me sy nxirë”.

Në artikull përdoren dhe referenca nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila shkruan se “Berisha po drejtonte një turmë që protestonte për korrupsionin e dyshuar të kryer nga kryeministri Edi Rama, të cilin shumë e fajësojnë për një rritje të madhe të kostos së jetesës së vendit”.

Gjithashtu citohej edhe deklarata e nënës së 31-vjeçarit Genti Shehu për Euronews Albania, e cila thoshte se veprimi i djalit të saj nuk ka asnjë prapavijë politike.

“Nuk dua që fatkeqësia e djalit tim të përdoret nga policia”, tha ajo, sipas Euroneës. “Ka punuar si motoçiklist, duke shpërndarë pica. Nuk ka miq që merren me këto lloj gjërash. Absolutisht nuk është përdorur nga askush. Ka pasur probleme të ndryshme. Nuk ka pasur absolutisht asnjë lidhje politike. Nuk shkon as të votojë. Nuk e di pse doli në protestë sot”.

Lexo edhe:

Qëllohet me grusht Sali Berisha (VIDEO)

Gjigandi mediatik “Der Spiegel” tregon shkurtimisht atë që ka ndodhur si dhe sjell një përmbledhje të shkurtër të karrierës politike të ish-kryeministrit Berisha.

“Në një konferencë shtypi pas incidentit, Berisha pretendoi se agresori ishte një informator i policisë kriminale. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur”, shkruan Der Spiegel.

“Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas një disfate elektorale nga socialistët e Ramës. Berisha u rikthye në kryesinë e partisë në maj të këtij viti pasi rrëzoi pasardhësin e tij dhe nxënësin politik, Lulzim Basha”, vijon media gjermane.

Agjencia e lajmeve Reuters vë në pah kurajën e kryeministrit Berisha, që ndonëse i gjakosur në fytyrë, vendosi të qëndronte në protestë duke iu drejtuar qytetarëve me mesazhet e tij në sheshin qendror të Tiranës.

“Kombi ynë po zhduket… Shqipëria është në rrezikun e saj më të madh ekzistencial në historinë e saj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë,” i tha Berisha turmës, duke u zotuar të ndalojë krimin dhe varfërinë që po i shtyn njerëzit të largohen nga vendi.

Policia tha se sulmuesi kishte një të kaluar kriminale të lidhur me dhunën. Sulmi u dënua nga kryeministri Edi Rama.

Berishës i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për korrupsion, të cilat ai vetë i ka mohuar, shkruan Reuters.

Daily Mail nënvizon akuzat e drejtëpërdrejta të liderit të PD ndaj kryeministrit Rama për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën nga organizimi i protestës.

“Zoti Berisha tha se sulmi ishte një “vepër kriminale kundër tij e nxitur nga policia e shtetit”.

Kryeministri socialist i Shqipërisë Edi Rama e dënoi ‘pa mëdyshje’ incidentin.

Berisha: I sëmuri psiqik i Ramës ka rinovuar patentën në 2022

“Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mjet për të zgjidhur një problem apo shqetësim dhe kushdo që e përdor duhet të përballet me forcën e ligjit”, tha Rama në një deklaratë.

Shqipëria ka patur një rritje prej më shumë se 8 për qind të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet.

Partia e zotit Berisha është goditur nga grindjet e brendshme pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken vitin e kaluar ndaloi zotin Berisha dhe të afërmit e tij të ngushtë të hynin në SHBA për ‘akte korruptive që minuan demokracinë’ gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013. Britania e Madhe bëri të njëjtën gjë këtë vit”, shkruan media britanike Daily Mail.

Tabloidi gjerman Bild, ka marrë dhe një prononcim nga vetë kryeministri Berisha për ngjarjen:

“Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që të dërgohet një bandit kundër meje, ndërsa kancelari gjerman po takohej me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë sa i rrezikshëm është Edi Rama”.

PD reagon për incidentin: Arsyet pse u sulmua Berisha

“Berisha dhe Rama vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha e konsideron Ramën përgjegjës, ndër të tjera, për faktin se Shqipëria tashmë konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të drogës në Europë. Përveç kësaj, Berisha akuzon Ramën se socialistët blejnë vota në zgjedhje me ndihmën e mafies. Rama, i cili ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të CDU-së në Gjermani, e mohon këtë.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë- OSBE, vërteton vazhdimisht se Shqipëria ka probleme serioze në zgjedhje, në luftën kundër korrupsionit dhe demokratizimin. Ekspertët kryesorë të Ballkanit, si shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë në Parlamentin Europian, Elmar Brok i CDU, kanë paralajmëruar prej vitesh kundër anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan “Bild” në artikullin, që sipas saj, ka patur një lexueshmëri të lartë nga audienca gjermane.

©Lapsi.al



36 Comments

  1. Kan dal filmime, qe nuk duam ti japim per momentin. Ku duket vet ardi veliu duke e stervitur agjentin. Se si te godiste me te majten.
    PSE PIKERISHT ME TE MAJTEN???
    QE TE JEPTE MESAZH. SE E MAJTA TE SHKATRON.

      1. Hëë! E ndjeu dhëmbjen SRB-i.
        Kollaj kur rreh të tjerët.
        Ta dish mirë ti, se unë ta baj ftyrën ty, ma zi se kpuca.
        Ja, dhe ma zi se kpuca, ju ba.

    1. Ne pidh te sheqeres nuk ka vajtur. Per nje njeri te lige nuk na plas fare. Vetem fatkeqesi i ka ber vendit.

    2. KOHA PER VLERSIM RALITETI NDARJE PROBLEMESH DHE ORIENTIM ZGJILLJESH VETEM ME DREJTESI HAK JO SI DUAM NE POR SI THOT I MADHI ZOT SEPSE ESHTE E DREJT POLOT QARTESI SHKAKTON GJALLERI ZGJILLJE SIGURI PAQE SHPRES SHPETIM thotë:

      KY RAST ESHTE VIJIM I KONKURENCES INTERESIT MES GRUPEVE TE INTERESIT TE QUAJTUR KOMPANII BIZNESI TE FISIT KOMUNIST.SI PLURALIZEM ME GRUPE INTERESI QE EMRIN E KA KLAS POLITIKE.NUK KAN LIDHJE ME POPULLIN NE SHESH DUKE LUAJTUR ME DJERSEN TON PER 1 SHEKULL KU SEJCILI PRETENDON SE ESHTE BURR I ME I MIR SE TJETRI E PER CFAR NE GAREN SE KUSH VJELL ME SHUM NDER NE DUKE NE SHITUR VARFERIN KRIMINALIZIMIN E POPULLISIS NGA RREFORMat QE KAN BER VARESIT DHE DUKE NA ZHYTUR NE BORXHE SI DOBI DHE SHPETUESI YN .TANI U JAN PREKUR INTERRESAT DHE E KAN ME NJERI TJETRIN DHE SHIKON CFAR BEJN LIND PYETJA PO NEVE SI POPULL CFAR DUHET TU BEJME PER GJITH CFAR NA KAN BER PER 1 SHEKULL.DUA TU TREGOJ ASHPERSIN NJERZORE NE KUSHTET E FORMIMIT JO ADEKUAT.SHIKONI KU BEHEN KRIMET NGA GJITHA LLOJET NGA ME MUSTROZET.DUKE FILLUAR NGA VETJA VETVRASJE NE GJITHA LLOJET SHKAQET DIHEN NE FAMILJE .KUNDER GRAVE PRINDERVE FEMIJEVE DHE TE AFERME PER CFAR PER SEPSE JAN BERE PRE E LIGJEVE TUAJA NE UNITET ME BURIME KRIMI.SOT KEMI DY PARALELE ZHVILLIMI 1 KRIME POLITIKE ME KONFLIKT INTERRESI DHE KRIME NGA POPULLI NJERI ME TJETRIN QE I KENI KRIMINALIZU ME LIGJE TE PADREJTA MENDONI PAK TE GJITH KUR TJETRI DJEG VETEN NE BENZIN SE JU TE GJITH I NGUSHTUT MUNDESIT E JETES KUR TJETRI VERET VLLAN ME SPAT PER 2 METER TOK SE ME REFORMAT TUAJA I KENI NGATRRU .KUR TJETRI VRET BABAN NENEN GRUAN PER SHKAK TE PADREJTESIVE LIGJORE QE NDIKOJN NE JETEN E NJERZVE .ATEHER KU GJENI ARSYE SE KY POPULL SI INDIVIT APO NE UNITET NJE DIT TE BUKUR PA KUPTUAR ME TE DREJT JO GRUSHTA POR TU REJPIN SI KAFSHEN apo TJU pjekin me zjarr nuk ju dalin hakut dhe askush nuk eshte I sigurt per asgje PERDERI sa te keqes ka ka ber sherbimin .mos MENDONI qe populli ju duron jo ZHGENJEHENI ato durojn njeri TjetriN jan FAKTET jo me ju ju I pret ne bes mashtruat ndoqet gjitha menyrat per ralizim qellimesh.arritet por a mund ti mbani prison dhe shikoni rAma e din me mir me shprehjet skeni par gje akoma .ju KESHILLOJ dhe ftoj gjitha pale ve LARGOHUNI nga padrejtesija .kthehuni NJERZVE HAKUN kerkonju hall per cfar ju keni ber dhe kthehuni te vertetes shqiperi A mund ta bejn vet me FORCAT TONA MENDJEN TON vlerat TONA vetem permes te vertetes drejtes hakut jo interresit TJEREVE.te gjith si popull kemi dy alternative ose te vazhdojm keshtu dhe futemi ne luft civil dhe shkatrrohemi ose SIPAS te vertetes dhe shpetojme TASHME NUK ESHTE KOHA PER SHAKA AS PER VETZHGENJIM POR URTESI DREJTESI PAJTIM HAK VLERA DHE ANGAZHIM NE DOBI ASKUSH SDURON ME KESHTU AS TOLERON DHE AS SJU PRANON TE KET MBI SHPATUALL NJE BARR PARAZITESH QE SJELLIN VEC SEMUNDJE KOSTO KET SE DURANI AS DHE JU VET.

    3. SIPAS gjith analisteve falter cojn ne perfundimin se GJITH SHQIPTARET DUHET FALNDEROJM ZOTIN QE SKENARI QE KAN PREGATITUR ARMIQET E KOMBIT TAN PERFUNDUAN ME NJE GRUSHT NE FYTYREN E KOMBIT DHE DESHTUAN ME URTESIN E MADHE TE PERFAQSUESIT KOMBIT ISH KRYEMINISTRIT DHE PRESIDENTIT SALI BERISHA PER TE CILIN AKT MERITON RESPEKT DHE FALNDERIM PAVARSISHT GABIMEVE TE TIJ NE KARRIJEREN POLITIKE.POR AJO QE MBETET PER TU THEN .E VERTETA RASTIT PO ZBARDHET SHPEJT POR AJO QE NADOLLI NA JEP TE KUPTOJME QE KEMI DY FRONTE LUFTE PERBALL NJE MES NESH PER TA ARRITUR PAJTIM DHE MIRKUPTIM MES NESH DHE 2 TE UNIFIKOJM MENDIMET DHE VEPRIMET PERBALL ZHVILLIME VE QE NA PRESIM MBSI PERMES ASOSACIONEVE NE VERI DHE JUG RREZIKOHET RICOPTIMI KOMBETAR ME NJE COP KOCKE SI FUTJE NE EVROP.KY NUK ESHT INTERRES KOMBETAR KUSH FIRMOS BEN TRALLTI KOMBETARE.NDLLEMI NE MOMENTET ME KRITIKE NE HISTORI.QE DON UNITET URTESI VLERA VIRTYT PER TJU PERSHTATUR ZHVILLIMEVE DHE NDRYSHIMEVE SI ER E RE NE FAVOR TE TE DREJTEVE PAFAJSHMEVE FISNIKEVE NESE JEMI TE BASHKUAR DIM TA KERKOJM DHE DIM TE REFUZOJM PADREJTESIT

  2. Un nuk e di a eshte ne rregull apo jo nga trut ai cun.
    Po eshte e sigurt qe saliun. Do donin ta godisnin dhe ta poshteronin me mijra njerez normal.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ata që ti i quan normal në faktë janë idiotë të cilët nuk e kuptojnë nga ju vjen e keqja, janë parrazitë që i nënshtrohen këtij regjimi për një pagë që nuk ju del as për shpenzimet e një jave, dhe një pjesë janë ish kpmunistë të pandreqshëm që nuk e kuptojnë demokracinë.

      1. Ti dukesh shume demokrat.
        Hahahah duket qe ne emrin qe ke ven. Vdekshin……
        Ti je kokrra e komunistit. Edhe ve dhe bast qe po te hapen dosjet ti si fis, del FIS sigurimsash dhe fuksash.

        1. Pirdhni pirdhni.
          Fjalet dhe derdellitjet do pushojn nje dit.
          Kurse pamja e nxire dhe poshterimi i berishes do ngelet ne histori.

          1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

            O kar e ku e dini ju çfarë është poshtërimi?!!!!

            Ju, që jam i siugurtë se nuk keni pagë më shumë se 450 mijë lekë të vjetra, mund të keni dhënë gruan, nënën, apo motrën si shpërblim për këtë vend pune, dhe jo vetëm që nuk ndjeheni të poshtëruar, por përkundrazi jeni krenarë.

            Çdokush çdokujt mund ti qëllojë në befasi, nuk ka poshtërim këtu.

            Poshtërimi është në zemrat e mendjet tuaja perverse që kënaqeni nga kjo befasi ndaj një buri 78 vje@ar.

      2. Ne e duam ne hell ju thoni grushti. Fatkeqsit qe ka shkatuar shkerdhata sali. Nuk kan fund.
        Gjuhen e urrejtjes ka shprehur gjithmon. Tani pse cuditeni.

  3. Trishtim nga nje qeveri e korruptuar qe perzuri miljona shqiptare e kujton se shqiptaret jane lope qe hyjne barin e kimetes qe te besojne se problemi qenka tek opozita e jo tek edi rama qe ka 9 vjedh vjedhje e trafiqe me banditet

  4. Pse nuk e pranoni qe ate e kan ven ufot. Nuk e pat qe ai mbante ne dore dicka te padukshme.
    Berisha eshte ber problem edhe ne kozmos.
    Ta pranojm kete, qe ai ka ndikim nderplanetar.

  5. Bravo lapsi qe gezoni bujen mediatike nga druri apo grushti qe hengri Berisha ne rruge ne krahasim me Samitin e liderave Europian. Fundja nje grusht ishte qe lumturoi me mijra shqipetar dhe po aq merziti.

    1. Njerez primitiv! Gezoni pse ushtrohet dhune dhe me e bukura beni si europian dhe biles biles si qeveri dhe njerez qe jeni paqesor dhe mendiehapur! Ju jeni per te ardhur keq dhe seriozisht me shpirt uroj qe tiu ve para ai idioti i keq duke ju gjujt me kamzhik sa here qe ja jep truri i tij dhe me besoni do hani sh here ne dite! Pysni kur ka qen ne bashki si i kapte me shpulla punonjsit! Ashtu tua bej te gjithve me shpulla , me dru me ca ti teket se e meritoni! Nje popull mban qeverin qe meriton ! Ashtu dhe ju barktharet!

      1. Ne qe qeverin e plakut pis. Druri ishte perkedhelje.
        Plumbi mbyllje llogarie.
        Dhe perbuzja ishte form komunikimi.
        Nuk harrojm se cili eshte.

  6. Reklame e modhe per Saliun, po plasin nga inoti qenat komunist e rrogtar, po pellcasin por ai grusht i doli per hajer Saliut 🙂

  7. I doli per hajer saliut 😊.
    Dmth. Rama paska qen budalla qe organizoi kete historin e grushtit.
    Se perfituesi doli saliu.
    Me pak fjal rama ja futi vetes ne diten me te madhe per te.
    Sa budalla qe eshte qyqi.
    Po nje gje eshte per tu cuditur.
    Kaq budalla. Dhe prap i qi ne byth keta te zgjuarit, per 10 vjet tashme. Dhe e sigurt edhe per nja 10 te tjer.

  8. publikun.

    “Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97′ me luftën civile, ku rrugët u mbushën me gjak. Berisha doli i padjegur.

    Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues. Çdo dalje e Berishës e ka kultuë politike dhunën.Lapsi po financuesit e protestes rublat ruse qe i beri jehone dje Rusia Today pse nuk e thoni je media e lire,kurse perendimi e beri sot jo dje,lajmi dje ishte samiti

  9. “Russia Today” raporton me video protestën e Berishës duke shfaqur shqetësimin për tensionet që ka shkaktuar në Tiranë dhuna ndaj Sali Berishës.

    “Sulmohet Sali Berisha! Tension në qendër të Tiranës”, është kryetitulli i “Russia Today”, e cila përpiqet të demonizojë kryeqytetin shqiptar.

    “Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili drejton demonstratat e opozitës në këtë qytet, është sulmuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qeveria ka ndaluar hyrjen në vendin ku mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor”

    1. Sigurisht që gazeta ruse do ta shfrytëzojë këtë rast për të thënë se nuk është vetëm Putini që dhunon opozitën, por edhe karagjozi dymetrosh shqiptar , që BE e konsideron si kryeministër partner të saj.
      Vërej se në mediat shqiptare po bëhen debate se cili ishte shkaku që ky boksier 32 vjeçar i stërvitur u përdor për të grushtuar befasisht politikanin 78 vjeçar , profesor doktor Berishën liderin historik të përmbysjes së sistemit diktatorial enverist.
      Të gjitha mediat e kanë fare të lehtë që të transmetojnë vetëm një video, për të gjetur shkakun.
      Është videoja që ka qarkulluar në YOUTUBE me fjalimin psikopatik harbut të Ramës në parlament, ku çfarë nuk volli kundër Berishës e opozitës shqiptare, që bëkërkan “krimin e madh” që denoncojne bashkëpunimin e tij me bandat mafioze, aferat flagrante korruptive të PPP-rave e konçesioneve që kanë zhvatur nga xhepat e gjithë shqiptarëve qindra miliona euro.
      A nuk janë mediat më të ndjekura në botë, VOA amerikane e BILD gjerman që transmetuan me zë e figurë gjithë makinerinë e vjedhjes së votave me bashjëpunimin e policisë shtetërore e grupeve mafioze të trafikut të drogës, për të cilat drejtësia “e reformuar” nuk e mori fare mundimin që ti hetonte e ndëshkonte ?

  10. Me vjen keq per Lorenc Vangjelin qe parashikonte ne tv se kjo ngjarje do te zinte vetem nje paragraf ne médiat nderkombetare. Por sigurisht edhe per Frrok Cupin qe si Kasandra para shihte se protesta rrezikonte sigurine e mund te kish nje vrasje ne Tirane qe sillte fillimin e Luftes se III Boterore…

    Analiste te shume me Ngjelen e Spahiun ne krye te kujtojne perrallen e femijerise “Liza ne boten e cudirave”.

  11. Rendesi per Edin dhe votuesit e majte ka se cfare thane dhe vendosen udheheqesit e qeverive te Europes dhe perendimit gjate samitit per zhvillim ekonomik te Shqiperise . Per analistet dhe gazetaret e shqupit ka rendesi se cfare thone gazetat e ekstremit te djathte ne Europe per mitingun dhe incidentin .Kjo eshte demokracia liberale .

    1. More dërdimenë !
      Po vërtetë kujtoni se liderët e Europës janë të mahnitur nga mrekullitë e Ramës ?
      Vërtetë kujtoni se qeveritë europiane dhe ajo amerikane nuk e dijnë se çfar malli është Rama , e sa i korruptuar është ai ?
      Nuk e ditkërkan qeveritë europiane se ku shkuan 1,2 miliardë eurot që u dhuruan për pasojat e tërmetit ?
      Nuk e ditkërkan europianët që Shqipëria vazhdon të ngelet ne nivelin më të ulët ekomomik në Europë ?
      Nuk e ditkërkan qeveritë perëndimore se përse kanë ikur nga Shqipëria gjatë qeverisjes së Ramës mbi 700 mijë shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve kërkojnë azil politik atje ?
      Nëse do të kishin pasur konsiderata të mira për qeverinë e tij, proçesi i integrimit nuk do ishte bllokuar këto 8 vitet e fundit.
      Rama fërkon duartë nga gëzimi që Rusia sulmoi Ukrainën, se kjo u bë shkak që NATO të bëjë kujdes ta mbajë në vathë karagjozin kryeministër shqiptar, që shpesh kishte deklaruar publikisht se po nuk na pranoi BE, do ti kthejmë sytë nga Turqia apo lindja.
      Kaq është historia.

  12. Dje ishin dy festa, qe do te mbahen mend gjat ne kujtesen tone.
    Ardhja e liderave boteror ne vendin ton.
    Dhe humbja e spanjes ne boteror.

  13. Si mund te krahasohen dhe te peshohen krimet e vampirit sali.
    Me nje grusht.
    Asgje nuk i barazon krimet e ketij kerrems. Ky ka mare mallkime pa fund. Nuk kan mbaruar vuajtjet e tij. Vecse sa kan filluar.

  14. Kjo gjuhe per opoziten tregon se shoqeria shqiptare eshte e kriminalizuar dhe bandat e krimit si ne vitin’97, por me ushtare te droguar tashme, e rrezikojne realisht stabilitetin e Shqiperise.

  15. ‘Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vrarë me snajper’- Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës,cecene e shpellkare lexoni se si salih karaxhic berisha ka pranuar me ze e figure qe ai vepron me kanun dhe se do e vriste ramen me snajper,kaq mjafton per ta kuptuar cfare njeriu ka udhehequr kete vend,por fajin per kete e ka shoku i idealit te salihut ramiz alia

  16. Pra, gjithmonë me logjikën e tyre, Shehu mund të ketë pasur ndonjë pakënaqësi me Shkëlzenin, të cilin e ka hasur kaq herë në xhami (aq më tepër që një e afërme e tij ishte pastruese në familjen Berisha) dhe ia ka nxjerrë të atit të Shkëlzenit, Saliut, duke e goditur me grusht në publik.Rusia Today vazhdon te shkruaj edhe sot o lapsexhinjte e rublave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *