• |
ide | kryesore

Seth Rogen sulmon Kim Kardashian: Ajo nuk bën asgjë

-Instant, Paparazzi, Slider



Seth Rogen sulmoi së fundmi Kim Kardashan për mungesën e saj në Hollywood Reporter’s Women in Entertainment Breakfast.

“A do të flasim për mënyrën se si Kim Kardashian nuk u shfaq?” thaaktori kur doli në skenë për t’i dhënë Charlize Theron një çmim. Kardashian ishte menduar të ishte prezantuese, por nuk mundi të merrte pjesë. Rogen vazhdoi , “Unë do të them se është kjo… Kam parë çdo episod të ‘Keeping Up With the Kardashians’, e di që ajo nuk po bën diçka më të rëndësishme se kjo. Unë kam parë 100,000 orë të saj. Ajo kurrë nuk ka bërë diçka më të rëndësishme se kjo.”

Një burim i afërt me Kardashian zbuloi arsyen pse ajo nuk mund të merrte pjesë; “Data e gabuar e ngjarjes iu dha ekipit të Kim disa javë më parë. Gabimi është konstatuar vetëm të hënën dhe fatkeqësisht orari i saj nuk ka mundur të zhvendoset në minutën e fundit për shkak të një angazhimi paraprak në punë. Ajo ishte tepër e zhgënjyer që nuk mundi të merrte pjesë.” Burimi tha se Kardashian, “nuk anulon kurrë”.

Ngjarja e Los Anxhelosit përkon me listën 2022 të Hollywood Reporter’s Women in Entertainment Power 100, e cila këtë vit përfshinte Kardashian, si dhe Shonda Rhimes, Taylor Swift, Selena Gomez, Viola Davis, Cate Blanchett, Jennifer Aniston, Angela Bassett dhe më shumë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *