• |
ide | kryesore

Fernando Santos i del në mbrojtje Ronaldos: “Nuk donte të largohej nga Katari, lëreni të qetë”

-Instant, Sport
Fernando

Portugalia e Fernando Santos po përgatitet për ndeshjen ndaj Marokut, por situata e Ronaldos është ende në qendër të vëmendjes. Çerekfinalet e Kupës së Botës 2022 në Katar janë një takim i rëndësishëm për luzitanët, ndaj dhe qetësia është e nevojshme. Tekniku Fernando Santos u përpoq të shuante të gjitha polemikat rreth kampionit, duke i dalë në krah: “Ronaldo nuk më tha kurrë se donte të largohej nga kampi stërvitor. Mendoj se është koha ta lëmë të qetë”. Megjithatë, pas pankinës kundër Zvicrës, CR7 mund të nisë edhe ndeshjen kundër Marokut, duke parë njëmbëdhjetë portugezë të tjerë duke luajtur.


“Kjo është koha për të ndaluar polemikat – përsëriti Santos në konferencë -. Ka pasur një ballë për ballë, por ai kurrë nuk kërcënoi me lamtumirë. Zakonisht i shpall formacionet në stadium para ndeshjes, por këtë herë fola më parë me Ronaldon, sepse ai është kapiteni. E është dikush që i ka dhënë kaq shumë Portugalisë”.


Trajneri Santos ka rrëfyer detajet e përballjes me CR7: “Kam folur me të një ditë para ndeshjes, në zyrën time. Ishte hera e parë që fola vetëm me të dhe i thashë se nuk do të ishte titullar, duke konfirmuar se do të ishte i rëndësishëm gjatë ndeshjes. Ai ishte i qartë se nuk ishte i kënaqur, kjo është normale. Por biseda ishte krejtësisht e qetë “.

Në çerekfinale mbërrin Maroku si kundërshtar: “E ka treguar veten një kombëtare shumë e forte. Jashtëzakonisht e organizuar dhe me lojtarë që luajnë për klube të rëndësishme. Duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk do të jetë e lehtë as për ne dhe as për ata”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.