• |
ide | kryesore

Dëgjohen sirenat në veri të Kosovës, bllokohet rruga në Rudarë

-Instant, Lajme, Të fundit
Rudarë



Rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviç. Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat. Aty janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë. Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në afërsi të Zveçanit. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri. Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.



4 Comments

  1. Cudi e madhe se si nuk i paskan kerkuar serbeve ,ne veri te Kosoves,qe te shtyjne deri sa te marrin nje “urdher “te dyte,si per makinat qe po bllokojne rruget,per “protestat”kunder zgjedhjeve,qe vete serbet e kane braktisur!!! Apo,nuk lejohet,qe te urdherohen serbet,per asnje veprim,sado te paligjshem e jodemokratik,qofte edhe prej fuqive,qe simbas historise Hyp,se te vrava,z’dryp se te vrava.Sepse vete shtetet demokratike ,e ndihmuan Kosoven t’i “hipi kali”,e po ato,nuk po e elene te hece mbi kale,por here pas here (dhe keto po perseriten shpesh),po i kerkojne qe te z’brese e t’a marre kalin ,per dore,e ta coje,ku kerkojne serbet e preferuar te ……..

  2. Ngritja e barrikadave nga serbet ne Kosove eshte caktimi i kufijve per zonat e Asociacionit. Ku jane nderkombetaret dhe forcat e tyre ?!

    Duket si historia e holandezeve ne Sebrenice te Bosnjes, te cilet i lâne shteg kalimi Mlladicit per te hyre ne Sebrenice, ku beri masaker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *