• |
ide | kryesore

Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, humb sezonin: “Viti mund të përfundonte më mirë”

-Instant, Sport
Manuel



Një fund viti vërtet për tu harruar për Manuel Neuer. Pas eliminimit të shpejtë të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022, vjen një goditje tjetër. Portieri i Bayern Mynih ka pësuar një dëmtim të rëndë, në mënyrën më të pamendueshme. Manuel Neuer ishte duke bërë ski kur u rrëzua, duke pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushës për një kohë shumë, shumë të gjatë. Siç njofton vetë në kanalet e tij sociale, Neuer ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë, pas një aksidenti në ski. Portieri iu nënshtrua një operacioni dhe gjithçka shkoi mirë, por tashmë sezoni për të ka përfunduar.

Kështu, Nagelsmann do t’i duhet të përballet me një mungesë të rëndë, edhe në funksion të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Numri 1 bavarez nuk do të jetë në ndeshjen e planifikuar mes 14 shkurtit dhe 8 marsit, kundër Paris Saint Germain. Vendin e tij duhet ta marrë portieri i dytë, Sven Ulreich. Edhe pse nuk përjashtohet ndonjë goditje befasuese në merkaton e janarit.

Lexo më tej: Largimi nga Katari/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror

POSTIMI I MANUEL NEUER

“Përshëndetje djema,

çfarë mund të them, fundi i vitit mund të ishte shumë më i mirë… Ndërsa po përpiqesha të qetësoja mendjen, duke bërë ski alpinizëm, pësova një thyerje të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Fatkeqësisht, më dhemb të di se sezoni aktual ka mbaruar për mua.

Kujdesuni për veten!

Manueli juaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *