• |
ide | kryesore

Lezha nën ujë, 400 ha tokë të përmbytura

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të ketë përmbytje masive dhe konkretisht në qarkun e Lezhës raportohen mbi 400 hektarë tokë nën ujë. Në fshatrat në Tresh, Balldren dhe në Gjonem ka më tepër prezencë të ujit.

Institucionet vendore bëjnë me dije se aktualisht nuk ka banesa nën ujë dhe se situata po shkon drejt normalizimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *