• |
ide | kryesore

Reshjet rrisin nivelin e Vjosës, por pa rrezik për të dalë nga shtrati

-Instant, Lajme, Të fundit



Prurjet e ardhura nga Tepelena dhe Memaliaj kanë rritur nivelin në Vjosë, në zonën e Novoselës, por pa rrezikuar që lumi të dalë nga shtrati. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, niveli ka arritur në 6.8m dhe qëndron në të njëjtat nivele prej disa orësh. Kjo edhe pse niveli i prurjeve nga Tepelena ka rënë.

Pika kritike është 10 metra. Megjithatë raportohet se situata mbetet në kontroll për shkak të forcimit të argjinaturës dhe rënies së prurjeve nga juglindja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *