• |
ide | kryesore

Shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe del nga rruga, 3 të plagosur në Tepelenë

Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin



Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Krahës-Malas”, në Tepelenë. Një shofer ka humbur kontrollin e makinës gjatë drejtimit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi i identifikuar me inicialet E.M.1 41 vjeç, si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në këtë automjet.

“Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai”,-njofton policia.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *