• |
ide | kryesore

Shpërndante drogê, arrestohet një shqiptar në Zvicër

-Instant, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, policia arriti të arrestojë një shpërndarës droge shqiptar në Grenchen. Atij iu gjetën disa porcione të gatshme për shitje me heroinë dhe kokainë. Gjatë kontrollit të shtëpisë që pasoi, policia mundi të siguronte më shumë se 2 kilogramë heroinë. Po ashtu u gjend edhe më shumë se 15 kilogramë agjent përzierës dhe rreth 30 gramë kokainë.

37-vjeçari shqiptar, i cili po qëndron ilegalisht në Zvicër, po mbahet në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme me kërkesë të prokurorisë publike në kantonin Solothurn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *