• |
ide | kryesore

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

F1, Stil



Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë.

Përveç mobiljeve standarde të zyrës do të shfaqen edhe  televizorët inteligjentë dhe tabelat e bardha dixhitale. Ka gjithashtu një varg pajisjesh komerciale kuzhine për shitje, duke përfshirë; makinat e ekspresit, makinat e akullit dhe një stacion karikimi elektrik të biçikletave.

Shitja pason disa javë skenash kaotike në kompani që kur  Elon Musk mbylli pa dëshirë marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për platformën. Mijëra punonjës të Twitter janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen nga kompania. Dhe vetëm javën e kaluar u raportua se Twitter kishte konvertuar disa hapësira zyre në dhoma gjumi për punonjësit për të fjetur. Situata tani po hetohet nga Departamenti i Inspektimit të Ndërtimeve në San Francisko.

Ankandi i zhvilluar nga Heritage Global Partners, do të zgjasë nga 17 janari deri më 18 janar. Ofertat variojnë nga 25 deri në 50 dollarë. Musk tha se shkarkimi i kaq shumë punonjësve ishte i nevojshëm pasi kompania po humbte 3 milion dollarë në ditë. Ndërkohë shtëpia e ankandeve u shpreh se kjo nuk ka të bëjë fare me shitjen e ardhshme.

“Ne nuk përcaktojmë se cilat asete nuk i duhen një kompanie”, tha presidenti i HGP, Nick Dove për CNN. “Ashtu si një ndërmjetës i pasurive të paluajtshme nuk përcakton se cilat shtëpi ose ndërtesa do të duheh të shesi klienti.”/Lapsi.al

Marrë nga: Independent
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/12/elon-musk-rikthen-verifikimin-me-pagese-ne-twitter/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *