• |
ide | kryesore

Elon Musk rikthen verifikimin me pagesë në Twitter

F1, Stil



Twitter ka rihapur shërbimin e tij të abonimit me pagesë “Blu”. Ai do t’u japë përdoruesve aftësinë për të redaktuar tweet-et dhe një sërë veçorish të tjera në këmbim të tarifës mujore prej tetë dollarësh.

Shërbimi u ndërpre pasi disa që paguanin për verifikimin u shfaqën si figura publike dhe biznese.“Më mungon të vr*s irakianët”, shkroi në Twitter një llogari që imitonte ish-presidentin George W Bush. Një tjetër  imitonte kompaninë farmaceutike Eli Lilly. “Ne jemi të ngazëllyer të njoftojmë se insulina është falas tani”, shkroi llogaria, pas së cilës stoku i kompanisë ra me 2.2 për qind.

Twitter ka thënë se do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojn emrin sipas sistemit të ri. Por ata do të humbasin distinktivin e tyre të verifikuar derisa kompani të rishikojë llogarinë e tyre përsëri.

Sipas Musk, shërbimi i abonimit është një mënyrë për të diversifikuar rrjedhën e të ardhurave të kompanisë. Por edhe për ta bërë procesin e verifikimit më të drejtë. Twitter ka konfirmuar se do të fillojë të zëvendësojë etiketat gri “zyrtare” me një distinktiv për bizneset dhe një distinktiv gri për llogaritë qeveritare. E arta për kompanitë, gri për qeveritë dhe blu për individët (të famshëm ose jo). E dhimbshme, por e nevojshme”, shkroi Musk.

Aftësia për t’u regjistruar në Twitter Blue pritet të fillojë të shfaqet për përdoruesit në MB më vonë. Ky veprim do të jetë ndryshimi i fundit i bërë nga Musk që kur ai mori kontrollin e platformës në tetor.

Marrë nga: Independent

Lexo:https://lapsi.al/2022/12/12/twitter-paditet-per-diskriminim-nga-ish-punonjeset/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *