• |
ide | kryesore

Të ardhurat nga emigrantët për 9 mujorin arrijnë në nivelin më të lartë nga rigjallërimi i emigracionit

-Instant, Lajme, Të fundit



Paratë që emigrantët kanë dërguar në Shqipëri tek të afërmit e tyre në 9 muajt e parë të këtij viti kanë arritur nivelin më të lartë që nga 2018-a. Ato kanë reflektuar një gjallërim të ciklit të emigracionit gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për 9 mujorin arritën në 592 milionë euro. Ajo është rritur me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo ka arritur shumë afër rekordit të 2008-s prej 620 milionë euro.

Në tremujorin e tretë, prurjet në shtëpi ishin 216 milionë euro. Kjo është një periudhë kur ka shtim të parave që emigrantët sjellin në vend për shkak të sezonit veror. Dërgesat e emigrantëve po ndjekin një cikël të ri rritjeje. Vitin e kaluar, këto dërgesa arritën vlerën e 761 milionë eurove, niveli më i lartë që prej vitit 2009.

Valët e para të emigracionit masiv shqiptar nisën pas rënies së regjimit komunist dhe numri i madh i shqiptarëve të larguar jashtë vendit u bë burim i rëndësishëm të ardhurash për familjarët e tyre në Shqipëri dhe për ekonominë shqiptare në tërësi.

Ky cikël duket se arriti pikun në dekadën e parë të mijëvjeçarit të ri. Kjo pasi emigrantët e larguar në vitet ’90 ndërtuan një jetë jashtë Shqipërisë dhe i zbehën gradualisht lidhjet me familjet e tyre në Shqipëri. Por, sidomos pas vitit 2013, nisi një cikël i ri emigracioni. Ai po përfshin gjithnjë e më shumë të rinjtë e arsimuar. Ata shfrytëzojnë nevojën për punë të specializuar në vende të ndryshme të BE-së, sidomos në Gjermani.

Sipas vlerësimeve të Instat, Shqipëria ka një diasporë prej afërsisht 1.7 milionë banorësh. Pothuajse një milionë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të Europës. Tendenca për të ikur është përshpejtuar pas ngadalësimit në dy vjet pandemi dhe Mbretëria e Bashkuar po bëhet një destinacion që po tërheq shumë shqiptarë, sidomos të rinj.

Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë./MONITOR



3 Comments

  1. Po o loqe po. Cdo gje qe ben palloshi i Surrelit pozitive te duket ty. Ketu sgjen dot punetore. Sistemi mjekesor po shkon ne kolaps nga mungesa e mjekeve dhe infermireve. Po ashtu po ndihet mungesa ne plot profedione te tjera. Popullata po pakesohet dhe konsumi po bie. Sistemi i pensioneve ka vite qe subvencionohet dhe shume shpejt do duhet ndryshuar fare nga plakja e popullsise. Rinia jane kthyer ne parazite te droguar, pasojat do i ndiejme pas pak vitesh. Edhe ata qe jane normale e kane mendjen vetem per te ikur. Zona te tera jane shpopulluar. Edhe ate pak toke qe ka mbetur (se e zume me ndertime) nuk e punon kush. Po per ty nuk ka problem, rendesi ja te thuash qe ky rrumpallisti qe nuk e ka iddne cfare eshte shteti, ligji dhe ekonomia, bashke me banden e tij te hajduteve, jane gjeja me e mire qe mund ti qellonin Shqiperise. Po c’pret nga nje Jorgo, qofte edhe Palikar. Alias Endri Fuga

  2. në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

    Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

    Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.Po ndihmojne maloket demel qe jane ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *