• |
ide | kryesore

“Pikiata” e euros/ Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u rritën

Lajme, Të fundit



Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat, ku ka bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit. Ibrahimaj ka publikuar disa të dhëna të ecurisë ekonomike, ku sipas saj ka pasur një rënie të borxhit publik, ndikuar nga kursi i këmbimit të euros.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se ka pasur një rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe rënie në sektorin e shërbimit.

“Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit.

Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë pozitive”, tha ministrja.

Sa u takon importeve, ministra tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

“Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim”, u shpreh Ibrahimaj.



3 Comments

  1. E kuptoni ca thote kjo googla … ? citoj “Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit……….. . Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim.
    Vetem nje baxhelle e ridhjerjes mund te deshifroje “Uljen ne sektorin e sherbimeve” dhe “Punesimi me i madh eshte ne po ne sektorin e sherbimeve….”.

    Takse per “Tatimin mbi fitimin”
    Takse “Mbi te ardhurat”
    Taksa KUDO, DHE VOTOJINI PERSERI O POPULL PA DINJITET

    Do te isha i mendimit qe te vendosin edhe nje Takse mbi “Vjedhjet” dhe do rregullohej Shqiperia

  2. Të tilla si kjo , janë ku*vat antikapate me shumicë , që menaxhojn , si ministrin e financave ashtu dhe gjithë ministrit , në duart e kësaj bande të krimrilindjes qeverisëse , me në krye langaraqin drogmen, që bëjn cirk e tallava , por që në realitet vjedhin , xhvasin , shkatërrojn e boshatisin Shqipërin. Prandaj më14 maj, shqiptarët të mendohen mirë për egzistencës e tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *