• |
ide | kryesore

Vuçiç reagon pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi tre liderët shtetërore të Kosovës nënshkruan dokumentin e aplikimit për tu anëtarësuar në BE.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa përmend disa marrëveshje e rezoluta, ai i drejtohet BE duke i thënë “na thoni se cilin nga këto dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, tashmë e dini se i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo të Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë, shumë i rëndësishëm i BE-së, i vitit 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Dhe pikërisht në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE nga Kosova, pyetja ime është: A do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë, qoftë edhe ato historike nga Selaniku, sepse pika 5 e dokumentit të Selanikut thotë se e mbështet plotësisht zbatimin e rezolutës 1244, prandaj pyetja ime nga sot është: Cili nga Këto gjashtë dokumente dëshironi t’i respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha ai.



2 Comments

  1. Vucic nuk shqetesohet per aplikimin e Kosoves per anetaresimin ne BE, ku mbeshtetja per Beogradin nuk ka munguar, por per hapin e dyte, aplikimin per anetaresimin ne NATO.

    Duan apo jo serbomedhenjte, shqiptaret e kane zgjedhur rrugen e tyre, Perendimin, si ata ne Shqiperi, ashtu dhe kudo ku jetojne, por ne tokat e tyre te ndara ne disa shtete te Ballkanit.

    1. Çar do të thuash ti miku i Ramës nuk të vlen e as ta fershellejnë fare.Nese don mund të rish e izoluar nga e gjithë bota perëndimore.Sta t’a ka fajin askush.Dhe mos e maj menien ke Rusia se ka ik për lesh ashtu si do ikësh dhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *