• |
ide | kryesore

Nesër votimi/ A do dështojë Yuri Kim në kontrollin e SPAK

-Instant, Arkiva, Të fundit
Kim klp dumani



Ambasadorja Kim këtë herë është detyruar të luajë me letra të hapura. Ajo e ka pranuar publikisht se të gjithë anëtarët e KLP-së, që do të zgjedhin të premten paradite shefin e ri të SPAK janë kontaktuar nga diplomatët amerikanë dhe se këta të fundit do e vëzhdojnë deri në fund një garë që ajo e ka paragjykuar si me rrezik për tu manipuluar nga ata që tentojnë të pengojnë drejtësinë.

Ashtu sikurse tashmë Lapsi.al e ka bërë të ditur, i preferuar i amerikanëve për tu zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme është Albert Dumani. Në rekordet e tij thuhet se është një ftesë e refuzuar për tu takuar me kryeministrin, për të cilën ka vënë në djeni edhe selinë e rrugës së Elbasanit.

Lexo me tej:

Altin Dumani, prokurori që futi në sherr Edi Ramën me Juri Kim 

Sa herë që flet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Yuri Kim prezumon këtë kandidaturë. Por pavarësisht nga deklaratat e përbashkëta me Edi Ramën se ata të dy janë një një mendje për reformën në drejtësi dhe pavarsinë e saj, shpresat e ambasadores morën një dush të ftohtë kur kryeministri iu drejtua me një mesazh të qartë të 11 anëtarëve të Këshillit të lartë gjyqësor që do të votojnë nesër: “kreu e SPAK nuk e zgjedh unë, por aq më pak këtë e bën ambasada amerikane”, i paralajmëroi kryeministri ata që do të duhet të zgjedhin nesër.

Pra nuk ka asnjë dyshim se kryeministri po përpiqet me çdo lloj forme ti largojë anëtarët e KLP-së nga influenca e ambasadores. Dhe këtë e ka vënë re edhe radioja Zëri i Amerikës, që në një kronikë të fortë duket se e humbi sterilitetin e saj të zakonshëm duke  theksuar: “Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje”.

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim 

Kjo në fakt nuk është përplasja e parë e madhe mes Yuri Kim dhe pushtetit socialist për çështjet e drejtësisë. Rreth një vit më parë ambasadorja u angazhua në një betejë për të nxjerrë jashtë sistemit prokuroren Elisabeta Ymeraj. Ndonëse lobimi i socialistëve ishte tejet i fortë në organet e vettingut, ajo e kapërceu këtë hendek. Rasti i dytë qe ai për fatin e deputetit Alqi Bllako. Edhe këtu kryediplomatja amerikane arriti ti ndalojë manovrat për ta nxjerrë atë nga qelia. “Por tani situata nuk është njësoj, këtu në lojë nuk është fati i një njeriu të vetëm, por ai i një institucioni që amerikanët e kanë shpallur si margaritarin e kurorës së reformës në drejtësi. Prandaj Kim u shpërfaq kaq hapur për të mos lejuar zgjedhjen e atyre që kanë shkuar të falen në zyrën e Ramës, për ta marrë këtë post”-tha për Lapsi.al një burim pranë KLP-së. 

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Nga ana tjetër, po aq sa është e rëndësishme për amerikanët të ruajnë fytyrën e njollosur të reformës në drejtësi nga rënia përfundimtare në prehërin e pushtetit, po aq e panegociueshme është për këtë të fundit, mosdajlja nga kontrolli i SPAK, që ka në duah dosje si ato të inceneratorëve që mund të hedhin në erë qeverinë.

Pikërisht për këtë, kësaj here, palët po luajnë me mesazhe publike. Kim lëshon alarmin për manipulime. Ndryshe nga herët e tjera, personalisht Rama ka dalë në skenë, në vetë të parë, herë duke mbrojtur deklaratën e Ministrisë së jshtme, se Ambasadores i ka skaduar mandati dhe herë duke i bërë thirrje anëtarëve të KLP-së të mos dëgjojnë amerikanët kur zgjedhin kreun e SPAK.

Vendoset të premten/ Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK 

Duket se kësaj radhe kryeministri ndjen në lojë fatin e tij me dosjet e hapura dhe prandaj nuk e ka lënë betejën në dorën e maxhordomëve që i ndikojnë Vettingun, gjykatat apo KLP-në. Ai ka përveshur vetë llërët. Prandaj dhe të premten, misioni i ambasadores në largim është më i vështirë. Sepse tani qeveria nuk po e luan lojën pas kulisash. Ajo nuk mjaftohet më me faktin që e ka kapur drejtësinë, ajo do që edhe të gjithë ta marrin vesh këtë, duke e përcjellë Yuri Kimin nga Tirana si një “idiote të dobishme”, që u rek më kot të bëjë gjëra të mira.

©Lapsi.al 

 

 



28 Comments

          1. Te qifsha palloshin dhe librin e shtepise o kurve patronazhiste

    1. Pse harexhoni kohen dhe rrjeshtat kot, NE KETE VEND NUK KA DHE NUK DO TE KETE DREJTESI persa kohe qe me kete zanat te merren funderinat, butaket pa kocka, zvaraniket. Ne nje vend ku ligjin e ben krimi me sa mend kerkoni drejtesi o shqiptare?! Keta jane shembelltyra e sherbetorit te pushtetit te djeshem, te sotem dhe te neserm, mjerre per hallexhiun. Gungen e gungacit e drejton vetem varri, syri dhe goja e pangopur, ngopen vetem kur mbushen me dhe, per ata qe kuptojne, KAQ!

  1. Nuk e parashikoj se si do përfundojë ky duel por një gjë është e qartë.Rama e ka nën hyqëm sistemim e drejtësisë dhe bën çar të dojë me të.Nuk e di nëse Amerika ka ndonjë As në mëngë dhe godet përfundimisht Ramën.

    1. As?? Jo skane. Biles as u duhet.
      Mjafton nje deklarate ku thuhet se rama eahte i korruptuar dhe se usa mbeshtet nderrimin e pushtetit. Pjesen tjeter e bon lali eri.

      Rama ka pushtet me bolet e e te tjereve, te gjith ata qe ka afer e shesin tek kellira i bashkise per fraksion sekonde.

  2. Thjesht se dumani ka refuzuar nje ftese nga KM quhet neutral???? Rama tha shifni rekordet. Mos esht e orkestruar edhe kjo?Me jep kush ndonje argument me shum?

  3. Ajo që të bën për të qeshur në mendësinë shqiptare për politikën amerikane, është se i konsiderojnë anbasadorët amerikanë si të ishin ata që bëjnë politikën e këtij shteti të madh.
    Po të ikërka “Kimetja” e të vijë ndonjë ambasadore apo ambasador tjetër, do të ndryshokërka politika amerikane për Shqipërinë.
    Znj. Kim ishte përzgjedhur nga ish presidenti republikan Trump, e pritej që ajo të përkrahte të djathtën shqiptare, por tashmë është e kjartë se jo vetëm Partia demokrate e Biden në pushtet, por edhe partia republikane në opozitë, ndjekin të njejtën politikë shtetërore duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, edhe nëse e kritikojnë ate
    Kjo sa i takon mardhënieve shtetërore në tërësi, ndërsa për problemin e reformës në drejtësi, SHBA e ka deklaruar hapur se kjo reformë është subvencionuar tërësisht , si politikisht edhe financiarisht nga qeveria amerikane, e nëse Rama fut hundët harbutërisht si kudo edhe në zgjedhjen e kreut të SPAK, prokurorët shqiptarë duhet ti thonë “çao” pagave të mëdha e sigurimit të tyre e të familjeve të tyre.
    E kush na qenka ky prokuror shqiptar kaq naiv që për hir të tekave të Ramës tju bjerë me shqelm këtyre favoreve ?

  4. shume zhurme kot, me reformen e tanishme shefi i spak ska me asgje ne dore pervec funksion te thejshte administrativ. Nqs dikur kryeprokurori kishte ne dore gjithcka se mjaftonte te te zhvendoste ne qytet tjeter e automatikisht ti humbiste te gjitha ceshtjet qe ksihe ne dore, sot kjo s’eshte me e mundur. Cdo prokuror i spakut, kudo qe te jete, ka te drejte te hapi dosje e mos ti hiqen dosjet edhe ne rast trasferimi.

  5. Po gari, po.
    Kreu i SPAK ka ne dore:
    1. Klasifikimin e dosies (per ne SPAK ose jo, kujto dosien e Dibres dhe Durresit per vjedhjen e votave).
    2. Caktimin e grupit te prokuroreve qe do te ndjekin hetimin.
    3. Ankimimin ose jo te vendimit te Gjykates.
    Pak te duken keto o gari?!
    Apo deshe te krijosh pak mjegull per Rilindjen?

        1. ju te opozites jeni per te qare hallin, shpresoni tek krisja e rames me kim. Rama e ka saldu me lart se Kim muhabetin me amerikanet. Kim eshte zyrtari i radhes qe ben si i thon miqte e rames ne washington

  6. Ne vitin e fundit ne Shqiperi eshte vendosur nje trupe prej rreth 800 trupa speciale amerikane dhe historia ka treguar se aty ku nuk ha pyke diplomacia hyn ne loje ushtria. Ne kete pike ku ka mberritur vendi vetem kjo e shpeton nje here e mire.

  7. Ky eshte seriali Rama-Kim. Loja: nqs zgjidhet lojtari i Rames duket si e besueshme. Populli do e kete po ne bythe si gjithnje.

  8. Pse harexhoni kohen dhe rrjeshtat kot, NE KETE VEND NUK KA DHE NUK DO TE KETE DREJTESI persa kohe qe me kete zanat te merren funderinat, butaket pa kocka, zvaraniket. Ne nje vend ku ligjin e ben krimi me sa mend kerkoni drejtesi o shqiptare?! Keta jane shembelltyra e sherbetorit te pushtetit te djeshem, te sotem dhe te neserm, mjerre per hallexhiun. Gungen e gungacit e drejton vetem varri, syri dhe goja e pangopur, ngopen vetem kur mbushen me dhe, per ata qe kuptojne, KAQ!

  9. Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso,nuk heq dore amerika nga spak,sepse eshte institucion i ngritur nga ata,ju vazhdoni ti bini fyelkit te shpellkarit salih vicidoli

  10. Perqafimi me hipokrit qe eshte bere ndonjehere.
    Si perkulja ne gjunje para KM te Luksemburgut.
    Servil e hajdut i papare.
    Per te shpetuar Beqajn eshte gati te haje mut.
    I kane aferat 50me50

  11. Kushdo qe ta kapi mut eshte, po i kapir mbetet. Une edhe pse palloshin e gjate e quaj si e keqja me e madhe e ketij vendi keto 32 vite, mendoj qe me mire ta kapi ai se sa te huajt, nese vet palloshi nuk eshte i kapur.

  12. kur u stigmatizua me “Non Grata” Sali Berisha më ngjan si ai fëmija i ulur në një kalë që lëkundet. Mbi këtë kalë lëkundës i është bashkuar edhe Ilir Metaj. Të dy njëri pas tjetrit, si dy bizele në një bishtajë. Një kalë lëkundës që vazhdon të lëvizë e të zbavit me idenë se po ecën, por që këmbët i qëndrojnën në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *