• |
ide | kryesore

Sondazh: 37% e refugjatëve ukrainas nuk duan të largohen nga Gjermania

-Instant, Lajme, Planet



Shumica e më shumë se 1 milion ukrainasve që janë zhvendosur në Gjermani pas pushtimit rus ndihen të mirëpritur në vend dhe rreth 37% do të donin të qëndronin atje përgjithmonë ose për shumë vite, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Në sondazh morën pjesë 11,225 refugjatë, dhe sipas të dhënave të përpiliuara 34% e refugjatëve planifikojnë të qëndrojnë atje deri në fund të luftës dhe 27% ende janë të pavendosur.

Rreth 2% thonë se planifikojnë të largohen brenda një viti. Gjermania ka pranuar më shumë ukrainas se çdo vend tjetër i Bashkimit Europian, përveç Polonisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

Kancelari Olaf Solz u zotua se do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Shumica dërrmuese e refugjatëve të rritur ukrainas, rreth 80 përqind ishin gra, sipas sondazhit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi rekrutimin masiv në fillim të luftës, duke i ndaluar burrat të largoheshin nga vendi. Sipas sondazhit, vetëm 4% e ukrainasve e dinë mirë gjermanishten, por gjysma ndjekin kurse të gjuhës gjermane.

Shumica e përshkruajnë gjendjen e tyre shëndetësore si të mirë. Megjithatë, ata janë dukshëm më pak të kënaqur me jetën e tyre sesa popullata gjermane, ndërsa fëmijët  nga Ukraina janë në një gjendje më pak të mirë psiko-fizike se fëmijët e tjerë në Gjermani, sipas sondazhit.

17% e refugjatëve ukrainas ishin të punësuar gjatë periudhës së anketimit dhe 71% e refugjatëve të punësuar kishin një punë që kërkonte një certifikatë formimi profesional ose diplomë universitare.

Refugjatët ukrainas shprehën nevojën për më shumë mbështetje, veçanërisht në mësimin e gjuhës gjermane, gjetjen e një pune, akses në kujdes shëndetësor dhe të një vendi të sigurt për të qëndruar, sipas sondazhit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *