• |
ide | kryesore

Will Smith jashtë nominimeve në “Golden Globes 2023”

-Instant, Paparazzi, Slider
Will Smith



Së fundmi janë publikuar nominimet për “Golden Globes 2023” .Pesë të nominuarit për të gjitha 27 kategoritë u prezantuan nga yjet e Lopez vs Lopez, Mayan Lopez dhe Selenis Leyva drejtpërdrejt në NBC, i cili do të rifillojë transmetimin e çmimeve të filmit dhe TV këtë vit.

“The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere All At Once” ishin ndër më të nominuarit në kategoritë e filmave, ndërsa “Abbott Elementary”, “Dahmer” i Netflix dhe “The White Lotus” janë vlerësuar të fitojnë shumë në çmimet televizive. Por,disa aktorë ishin të përjashtuar nga kategoritë përfshirë; Will Smith, Tom Hanks, aktorët e “Nope” të Jordan Peele dhe kastin e “Amsterdam”.

“Emancipation”, projekti i parë i Will pas dramës në “Oscars”, edhe pse u prit ngrohtësisht nga kritikët , mungonte në listën e nominimeve për ‘aktorin më të mirë’ në një dramë me Austin Butler, Brendan Fraser, Bill Nighy, Jeremy Pope dhe Hugh Jackman. “Emancipation” gjithashtu nuk u nominua në asnjë kategori tjetër në “Golden Globes”.

“Amsterdam” i David O Russell ishte gjithashtu në mesin e surprizave, me formacionin e mbushur me aktorë si; Rami Malek, Christian Bale dhe John David Washington – por që nuk ishte në asnjë kategori. Megjithatë, nuk ishte gjithçka keq për kastin, pasi Margot Robbie dhe Anya Taylor-Joy fituan nominimet për ‘aktoren më të mirë’. Edicioni i 80-të i “Golden Globes” do të mbahet të martën, më 10 janar 2023./Lapsi.al

Marrë nga: Metro



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *