• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Tiranë, çfarë dihet për biznesmenin nga Saranda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë, ku u qëllua me 9 plumba, Edmond Papa, 49 vjeç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Edmond Papa është nga Saranda, pronar i Hotel “Blue Sky” në qytetin bregdetar. Njihet edhe si biznesmen ndërtimesh në qytet. Familja e tij janë të ardhur nga Roskoveci i Fierit, por jetojnë prej shumë vitesh në Sarandë. 49-vjeçari sot kishte ardhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lokalit pranë banesës se vëllait të tij. Viktima është me precedentë penalë në Greqi ku ka bërë burg për drogë. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Deri më tani, policia po heton në 2 pista, konflikte për pronën por edhe e kaluara e tij, në prishje të pazareve të drogës.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën ‘Fadil Bodinaku’, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *